Site icon Tetova Expres

Nikolloski: Hekurudhat po kthehen në motor të zhvillimit ekonomik

Kemi vizion të qartë për ndryshim të plotë në transportin hekurudhor. Nëse trashëguam kompani në prag të kolapsit dhe falimentimit, tani kemi trafik mallrash që po shënon rritje serioze, kemi rritje të numrit të pasagjerëve, kemi investime të mëdha në ndërtimin e hekurudhave të reja, po ndjekim politikën e zhvillimit të Hekurudhave si zemër e ekonomisë, porositi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski pas nënshkrimit të Marrëveshjes së grantit me drejtoreshën e Bankës Botërore për Maqedoninë, Kerol Mezhevan.

Marrëveshja e cila është në vlerë prej një milion euro, duhet të ofrojë mbështetje në reformën dhe ristrukturimin e HM “Transport” me qëllim krijimin e një kompanie funksionale.

Nikolloski theksoi se me zgjedhjen e kësaj Qeverie, përparësi është që HM Transport të modernizohet.

“Së pari, bëmë ndryshime ligjore që praktikisht e shpëtuan kompaninë, duke pasur parasysh se vendimet e fundit të Qeverisë së mëparshme nënkuptonin mbylljen e HM Transport. Pastaj hymë në një reformë serioze brenda Hekurudhës Transport dhe rezultatet e para janë tashmë të dukshme. Këtë vit kemi shifra pozitive në katër muajt e parë. Gjithashtu kemi parë një rritje të numrit të pasagjerëve të transportuar çfarë është veçanërisht e rëndësishme dhe që më gëzon shumë, një rritje serioze të trafikut të mallrave”, theksoi Nikolloski.

Ai shtoi se BE-ja punon për transformimin e dy kompanive hekurudhore si pjesë e Planit të Rritjes së BE-së.

Advertisement

“Pikërisht ky projekt që po e fillojmë sot me nënshkrimin e këtij granti nga Banka Botërore për të cilin dua ta falënderoj, është fillimi i zbatimit të këtij projekti, që do të thotë një reformë e plotë dhe thelbësore. Paralelisht, do të vazhdojmë edhe me prokurimin e trenave për të rinovuar flotën, diçka që është veçanërisht e rëndësishme. Paralelisht, tashmë kemi nënshkruar marrëveshje me një institucion tjetër financiar për prokurimin e lokomotivave elektrike, të cilat janë shumë të rëndësishme në zhvillimin e trafikut të mallrave. Duhet të blihen të paktën pesë lokomotiva elektrike”, deklaroi zëvendëskryeministri Nikolloski.

Ai theksoi se në kuadër të Planit të Rritjes, po punohet edhe në krahun perëndimor të Korridorit 8.

“Fillimisht do të jetë Shkup – Jegunoc – Tetovë – Gostivar, faza e dytë Gostivar – Kërçovë dhe faza e tretë nga Kërçova në Ohër, Strugë dhe lidhja me Shqipërinë. Nëse kësaj i shtojmë hekurudhën me shpejtësi të lartë në Korridorin 10 për të cilën tashmë po i finalizojmë dokumentet, atëherë është e qartë se kemi një vizion për transformimin e plotë të hekurudhave”, tha Nikolloski, duke falënderuar Bankën Botërore për fondet e grantit dhe për mbështetjen e vazhdueshme për Maqedoninë e Veriut.

Exit mobile version