Site icon Tetova Expres

Në vitin 2025, në Maqedoni u regjistruan 911 objekte të ndërtuara pa leje

Në Maqedoninë e Veriut, gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 911 objekte të ndërtuara pa leje, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas statistikave, numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje është ai i objekteve për banim, me 169 raste ose 18,6 për qind të totalit. Prej tyre, 128 janë objekte ekskluzivisht banesore, 24 janë kryesisht banesore, ndërsa 17 janë objekte për pushim dhe rekreacion.

Përveç tyre, janë evidentuar edhe 164 rrethoja (18%), 116 objekte afariste (12,7%), 113 strehëza (12,4%), 110 zgjerime, mbindërtime dhe adaptime (12,1%), 106 objekte ndihmëse (11,6%), 79 garazhe (8,7%), 22 tarraca verore (2,4%), 17 objekte të përkohshme (1,9%), 9 shkallë (1%) dhe 6 tarraca (0,7%).

Të dhënat tregojnë se 96,1 për qind e objekteve të ndërtuara pa leje janë në pronësi private.

Exit mobile version