Site icon Tetova Expres

KF KAMJANI MË 6 KORRIK STARTON ME PËRGATITJE!

Klubi i futbollit Kamjani më 6 korrik starton me përgatitje për sezonin e  ri 2026/2027  në Ligën e dytë. Ekipi  do të drejtohet me trajner të ri  emiri i të cilit  do të mësohet ditëve në vijim.

Debutuesi në Ligën e dytë të futbollit, KF Kamjani, zyrtarisht me 6 korrik starton me përgatitje për sezonin e ri  2026/2027.

KF Kamjani në Ligën e dytë do të drejtohet me trajner të ri,  prezantimi i të cilit do të bëhet para  fillimit të grumbullimit të pare të përgatitjeve, ku edhe do të mësohen emrat e komplet stafit teknik  dhe përforcimeve.

Deri ditën e sotme KF Kamjani ka angazhuar Arsim Lamallarin, Indrit  Sakipi, Albion Musliu, portierin Bujar Abazi , Amin Shaqiri, Ljupço Trpevski dhe  Argjend  Zilbeari, ndërsa prurja më e re është Arbin Kurti ish futbollist i Shkëndijës, Bylisit  dhe Gjilanit.

Drejtuesit e klubit bëjnë me dije se deri ditën e hënë do të ketë  edhe  dy-tre  prurje  të reja.

Advertisement

Gjatë fazave përgatitore ekipi do të zhvillojë  edhe  disa  ndeshje kontrolluese. Kampionati në Ligën e dytë starton më 15  gusht 2026, ndërsa në ndeshjen e parë Kamjani është mysafire e Pelisterit në Manastir.

Shaban Sinani – TV Koha

Exit mobile version