Pavarësisht se çmimet e patundshmërive në Shkup vazhdojnë të shënojnë rritje dhe kanë arritur nivele rekorde, kërkesa për blerjen e banesave gjithashtu mbetet e lartë.
Sipas agjencive që merren me shitje të patundshmërive, çmimi për metër katrorë, në qendër të Shkupit, ka arritur deri në 3.000 euro.
Frosina Usinovska, drejtorja e një agjencioni që merret me shitje të patundshmërinë Shkup, në një deklaratë për TVKoha, tha se në periudhën e ardhshme nuk pritet ulje e çmimeve, pikërisht për shkak të kërkesës së lartë në treg.
Ajo thotë se çdo ditë mbi 200 qytetarë e kontaktojnë agjencinë për t’u informuar rreth mundësisë për blerje të një ose më shumë banesave.
FROSINA USINOVSKA – Drejtore “DORA INVEST”
Vazhdimisht thuhet se do të plasë balona, por për të plasur balona duhet të ulet interesi. Ju them se shumë njerëz, këtë që populli ynë gjen mënyrë si të vijë deri te një banesë me çdo kusht, e shfrytëzojnë dhe për këtë arsye interesi vazhdimisht rritet, përkatësisht ka interes prej vitesh. Edhe po të jetë 800 euro metri katror edhe 1.600 euro, prapë gjejnë mënyrë se si të blejnë. Thonë se do të hanë bukë me kryp e lëng, por banesë për fëmijën tim ose për familjen do ta sigurojnë. Dhe këtë disa njerëz, për fat të keq, e shfrytëzojnë edhe për shkak se ne nuk e kemi traditë të jetojmë me qira, siç është në Perëndim”
Edhepse numri i qytetarëve të interesuar, siç thonë informacionet zyrtare është I lartë, qytetarët me të cilët bisedoi TV Koha, thonë se për të blerë banesë ose shtëpi në Shkup, tashmë është bërë luks dhe ëndërr për ta.
Qytetar – shqip
Këto firmashët ndodhë që munden me marrë, me rrogë apome pension nuk mundesh me marrë banesë. Me ble banesë, me hangër a me nda për banesë.
QYTETARE – MAQEDONISHT
Nuk jam ndonjë eksperte e madhe e çmimeve të banesave, megjithatë, mendoj se është shumë shtrenjtë për një qytetartë thjeshtë që dëshiron të blejë banesë, është shumë e vështirë.
QYTETAR – SHQIP
Po çmimet kanë ndryshuar. Janë si në Perëndim po edhekëtu. Kundër standardit të rrogave që janë në vendin tonë. Për të blerë banesë, vetëm nëse e ke dikë jashtë shtetit që tëtë ndihmojë.
Qytetar – MKD
Nga të sigurojë qytetari mesatarë aq para për të blerë banesë në Shkup. Sot në Shkup të blesh banesë është luks I madh. Nuk mundet me pension ose me rrogë prej 30 mijëose 50 mijë denarësh maksimum të blesh banesë.
Tendencën e rritjes së çmimeve e konfirmojnë edhe të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Popullore.
Sipas tyre, gjatë tremujorit të dytë të vitit, çmimet e patundshmërive janë rritur me 13,3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Tv Koha/
