Dje në ora 09:40, në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikut Rrugor Tetovë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Opel” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 60-vjeçar nga fshati Vratnicë. Gjatë kontrollit është konstatuar se personi nuk posedonte patentë shoferi, pas së cilës është privuar nga liria në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal. Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje në ora 12:35 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, duke vepruar me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë, kanë privuar nga liria një 28-vjeçar nga fshati Reçicë e Madhe, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg në lidhje me veprën penale të kryer sipas nenit 297 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.
……Dje në ora 15:25 në SP Gostivar, një 45-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se gjatë ditës në Kishën Katedrale në rrugën “Ilinden”, një autor i panjohur ka kryer vjedhje. Sipas raportimit, autori ka hyrë përmes një dere të hapur në dhomën për shitjen e qirijve në kuadër të kishës dhe nga arka ka marrë në mënyrë të kundërligjshme 3.500 denarë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në ora 20:20 në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore Gostivar është raportuar se në spital pa shenja jete është sjellë një 14 vjeçare nga Kavadari, me qëndrim në Gostivar. Sipas raportimit, e mitura ka rënë nga luhatësja në parkun e Gostivarit, pas së cilës është transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar, ku në ora 20:55 mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen. Është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi është dorëzuar për obduksion.
……Dje në ora 22:35 në NjP Zherovjan është raportuar se rreth orës 18:30 në rrethin e Institucionit Edukativ-Përmirësues në fshatin Vollkovi, tre persona të mitur – të mbrojtur (të akomoduar), kanë sulmuar fizikisht një 18-vjeçar nga Strumica. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në ora 21:20 në SP Gostivar, G.A. (38) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 20:30 në rrugën “Balindoll”, djali i tij 14-vjeçar është sulmuar fizikisht nga fqinji i tyre. Në ora 23:45, zyrtarët policorë e kanë privuar fqinjin dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Pas mesnate në ora 01:20 në SP Gostivar, një burrë 41-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se në oborrin e shtëpisë familjare është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare, me të cilën ndodhen në procedurë divorci. E denoncuara është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje në ora 15:02 në SPB Tetovë është raportuar se në rrethrrotullimin e blvd. “Ilinden” me blvd. “Bllagoja Toska” ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti udhëtarësh “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 68-vjeçar nga Tetova dhe një biçiklete të drejtuar nga një 39-vjeçar nga Tetova. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi I bicikletës të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.
