Kuqezinjtë tetovar në ndeshjen e xhiros së parë të UEFA Konferencë Liga dëshmuan epitetin favorit duke shënuar fitore të thellë 5-0 kundër Europa FC në Gjibraltar. Fitore ka regjistruar edhe Sileksi kundër ekipit Dinamo Minsk. Ndeshjet kthyese zhvillohen më 16 korrik.
Shkëndija me fitore të thellë 5-0 kundër ekipit nga Gjibraltari Europa FC në ndeshjet e xhiros së para në UEFA Konferencë Liga për sezonin 2026/2027. Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Tamba 2 gola, Ndzengue, Kryeziu dhe Besart Ibraimi nga një gol. Me këtë fitore ekipi kuqezi tani më ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të këtij kompeticioni të garave evropiane . Pas ndeshjes trajneri Pollozhani i kënaqur me këtë fitore të cilën realisht edhe e kishin pritur
ARTIM POLLOZHANI – “Patjetër që e prisnim një ndeshje të vështirë, por që në momentin që rezultati është i tillë, duhet t’i përgëzoj çunat për rezultatin e thellë. Patjetër që brenda lojës ka problematika të ndryshme që ne duhet me patjetër që t’i korrigjojmë, sepse do na duhen për vazhdimësi. Kjo fitore na shërben pikërisht për këtë vazhdimësi, për moral, edhe që të na ndihmojë pastaj në atë rrugëtimin tonë, duke u kthyer te pyetja, që duam të shkojmë sa më gjatë në Kupat e Evropës.” Deklaroi trajneri Artim Pollozhani
I pzetur se a mund Shkëndija të përsërisë suksesin nga sezoni i kaluar Pollozhani pohoi se do të ishte bukur nëse përsëritet ai sukses në Konferencë Liga
“Ne duhet të provojmë që ta përsërisim atë sukses, sepse është jashtëzakonisht i bukur kur përsëritet. Që do të thotë, duhet të japim maksimumin që të mos rrijmë në atë nivel që kemi kapur një herë Kupat e Evropës ose grupet në Conference League, edhe të vazhdimë në atë nivel dhe të kënaqemi me aq. Patjetër që duam që ta përsërisim, sepse siç e thashë është jashtëzakonisht e bukur nëse përsëritet, si për klubin, ashtu edhe në përgjithësi për futbollin e Maqedonisë.” Tha trajneri Pollozhani
Me një gol të shënuar në ndeshjen kundër Europa FC ka debutuar edhe Almir Kryeziu i cili tha se është shumë i lumtur për këtë fitore
ALMIR KRYEZIU – ‘“Së pari, jam shumë i lumtur për arritjen e fitores, pasi kjo ka rëndësi, që e bëmë… e bëmë shumë të lehtë ndeshjen. Duket lehtë, po besoj që nuk ishte shumë… shumë e lehtë. Gjithashtu, jam shumë i kënaqur për debutimin ku arrita ta ndihmoj ekipin me një gol. Debutimi të jep vetëbesim, i jep vetëbesim çdo lojtari,” deklaroi Kryeziu.deklaroi futbollisti Almir Kryeziu
Skuadra tjetër nga Maqedonia e Veriut në UEFA Konferencë Liga Sileksi gjithashtu kthehet me fitore në xhiron e parë pasi mundi Dinamo Minsk 1-0 me golin që e realizoi Hasukiq nga penaltia. Ndeshjaet kthyese zhvillohen më 16 korrik
