Dje në ora 10:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin një 47-vjeçar nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se në shtëpinë familjare ka kërcënuar babanë e tij 76-vjeçar dhe ka dëmtuar një pjesë të mobilieve. Pas privimit nga liria, ai i është nënshtruar alkotestit, me çka është konstatuar se kishte 3.22 promilë alkool në gjak.
……Dje në ora 22:00, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në sheshin e qytetit në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë vërejtur dhe parandaluar prishjen e rendit dhe qetësisë publike me një përleshje fizike midis një 32-vjeçari nga fshati Poroj dhe një 38-vjeçari nga fshati Pallçisht i Epërm. Pas ndërhyrjes, 32-vjeçari është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku janë konstatuar lëndime trupore.
……Dje në ora 20:13, pas marrjes së një denoncimi për të shtëna me armë ose piroteknikë në lagjen Drenovec të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se në shtëpinë ku po mbahej një aheng familjar i organizuar nga një 49-vjeçar një nga mysafirët, një 22-vjeçar nga Tetova, edhe përkundër paralajmërimeve, ka përdorur fishekzjarre dhe pushkaliqe. Me personin në fjalë është zhvilluar bisedë informative dhe është përpiluar procesverbal për kundërvajtje të konstatuar kundër rendit dhe qetësisë publike.
……Sotë pas mesnate në ora 03:15 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën rajonale Jazincë-Tetovë, në fshatin Poroj të Tetovës, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve “Seat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 55-vjeçar nga fshati Sllatinë, dhe një automjeti të udhëtarëve “Volksvagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 39-vjeçar nga fshati Poroj. Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy shoferët, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
……Dje në ora 12:35 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve “Toyota” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 49-vjeçar nga Gostivari, ndërsa në anën tjetër një motoçikletë “Kavasaki” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga një 26-vjeçar nga Gostivari. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të konstatuara në spitalin e Gostivarit.
…….Dje në ora 15:40 në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “marrje e automjetit motorik”. Paraprakisht, në ora 12:10, një 26-vjeçar ka denoncuar se gjatë natës në rrugën Kej Vardar është marrë automjeti i udhëtarëve “VolksVagen Golf” me targa të Gostivarit, pronë e bashkëshortit të saj 31-vjeçar. Automjeti me dëmtime të dukshme dhe me çelës në bravë është gjetur rreth orës 15:10 nga një i afërm i pronarit në një parkim në lagjen Maleardi, pas së cilës me vërtetim i është kthyer pronarit. Pas kompletimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje në ora 19:10 në Stacionin Policor të Mavrovës, një 46-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 16:30 në malin Lera, derisa po kulloste bagëtinë e tij, pas një fjalosjeje paraprake, një person nga fshati Duf e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar me armë zjarri. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit dhe zbardhjen e rastit.
……Dje në ora 23:40 në DPB Gostivar, një 48-vjeçar nga Gostivari, gazetar dhe pronar i një televizioni lokal nga Gostivari, ka denoncuar se rreth orës 19:30 në rrugën “Ilinden” në Gostivar, derisa po kryente detyrën zyrtare, një qytetar nga Gostivari e ka kërcënuar dhe ka tentuar t’ia marrë kamerën. Sipas denoncimit, motiv i mundshëm i sulmit është një foto-lajm i publikuar më parë nga gazetari.
……Dje në ora 23:20 në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve “Citroen” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 53-vjeçar nga Gostivari. Gjatë kësa ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i ka kërcënuar, pas së cilës është shoqëruar në stacionin policor.
