Në ambientet e Myftinisë së Tetovës, u mbajt një takim i veçantë i disa prej gjeneratave të hershme të Medresesë “Alauddin”-Prishtinë, duke filluar nga gjenerata e vitit 1962 e këndej në një atmosferë të mbushur me respekt, kujtime dhe vlera të përbashkëta.
ALIVEBI MEDII – Fillimisht iushte planifikuar vetëm takimi i gjeneratës së 11-të, por ky takim kaloi pritshmëritë, thirrjes iu përgjigjën shumë ish-medresantë të Medresesë “Alaudin” në Prishtinë.
Nga rajoni i Pollogut, nga viset shqiptare të Maqedonisë, nga Kosova e Shqipëria, nga Sarajeva e vendet perëndimore, ish-medresantët u takuan në Ambientet e Myftinisë së Tetovës e cila mikëpriti gjeneratat e mëhershme.
Në emër të BFI-Myftinisë së Tetovës, të pranishmit i përshëndeti Myftiu Selver Xhemaili, i cili u uroi mirëseardhje ish-medresantëve të “Alaudinit” dhe përcolli përshëndetjet më të përzemërta edhe në emër të Reisul Ulemas së Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Fetai.
Takimi vijoi me kujtime nga vitet e shkollimit, biseda miqësore dhe shkëmbim përvojash, duke forcuar edhe një herë lidhjet e miqësisë dhe respektit mes ish-medresantëve./Tv Koha/
