Site icon Tetova Expres

KONFERENCË LIGA: VARDARI NESËR NË SHKUP, SHKËNDIJA TË ENJTEN NË LUBJANË

Ekipi i Vardarit  nesër  në Shkup, në kuadër të xhiros  së  dytë të UEFA Konferencë Liga  përballet me  ekipin Riga të Letonisë. Shkëndija  të  enjten  në Lubjanë  takohet  me  ekipin NK Bravo.
 

Garat e UEFA Konferencë  Liga vazhdojnë  nga dita e nesërme me disa ndeshje  të  raundit të  dytë kualifikuese. Vardari nesër  është nikoqire  e ekipit  Riga  të Letonisë

Kujtojmë  se  ekipi i  Vardarit  në  xhiron e  parë  në  garat  kualifikues  në  Ligës së Kampionëve  u eliminua  nga  kampioni i Finlandës KUPS, ndërsa  tani  vazhdon  garat  në  Konferencë  Liga.

Ndeshja e parë  zhvillohet nesër në  stadiumin e  qytetit  në Shkup ndërsa  ajo kthyese pas  një jave  në Riga.  Nga ekipi  Vardarit  kanë  njoftuar  opinionin  se nëse skuadra kualifikohet  në raundin e tretë të këtij kompeticioni të garave  do  të ketë premio nga  10 mijë  euro për çdo  futbollist!

Shkëndija e  Tetovës e cila  është  bartëse  e grupit  të  enjten me  fillim në ora  20:30  është mysafire e ekipit  NK Bravo të Sllovenisë.

Skuadra  Kuqezi  nga  dita  e sotme  ka  udhëtuar  për  në  Lubjanë , ndërsa nesër në  stadiumi ‘‘Stozhice’  do të  zhvillon  seancën zyrtare  për ndeshjen e së enjtes.

Advertisement

Ndërkohë Shkëndija ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në raundin e tretë të Ligës së Konferencës së UEFA-së.

Në rast të kalimit të NK Bravo-s, kuqezinjtë do të përballen me fituesin e duelit ndërmjet Malishevës dhe Hibernianit.

Megjithatë, sic thonë nga KF Shkëndija, i gjithë fokusi mbetet te sfida e parë në Lubjanë.
Shaban Sinani – TV KOha
Exit mobile version