Site icon Tetova Expres

MË 27 KORRIK NIS TURNEU TRADICIONAL I FUTBOLLIT  ‘’XHEPÇISHTI 2026’’

Rinia e fshatit në bashkëpunim me klubin e futbollit “Xhepçishti”, nga  data 27  deri më 31  korrik organizon turneun tradicional në futboll të vogël  ‘’Xhepçishti 20926’’,  ku pritet të marrin pjesë mbi 25  ekipe nga  rajoni. Për  ekipin fitues do të ndahen 3 mijë euro.

 Në kuadër të javës kulturore në Xhepçisht, që  përkon edhe  me  ardhjen  e  mërgimtarëve,  nga  data  27  deri më  31 korrik  do të zhvillohet  edicioni i tretë  i  turneut  tradicional në  futboll të vogël me moton ‘’Xhepçishti 2026’’. 

 Në  këtë  turnir, sipas  organizatorëve, rinisë së këtij vendbanimi dhe klubit të futbollit  Xhepçishti,  pritet  të marrin  pjesë mbi  25  ekipe nga vendi  dhe  rajoni me emra të njohur  të futbollit. 

 Bekim Sadiki,  në cilësinë e  organizatorit,  për  TV Koha  tha se vazhdojnë ta kultivojnë traditën e këtij  turneu dhe presin numër edhe më të madh  të ekipeve. 

‘’Edhe këtë vit klubi i futbollistik Xhepçishti  dhe  rinia e fshatit  organizon turnirin tradicional  ‘’Xhepçishti 2026’’, i  cili  turnir  do të  fillon  nga  data  27  korrik dhe  do të  zgjatë  deri më datën  31 korrik. Qëllimi i këtij  turneu është  si  zakonisht  organizohet  për nder të mërgimtarëve, për nder të bashkëfshatarëve të  Xhepçishtit, të rajonit  dhe vendit . Ne nëpërmjet të këtij dëshirojmë  që  bashkëfshatarët tanë apo pjesëmarrësit  të cilët  do të marrin  pjesë  gjithashtu edhe  mërgimtarët të njihen  mes  veti , të takojnë shokë, miq e  familja. E kjo  të jetë një vlerë  e shtuar  për  futbollin në vend’’ deklaroi  Bekim Sadiki  nga Këshilli organizativ.

Advertisement

Sipas  këshillit  organizativ,  turneu  në  fazën e parë  do të  zhvillohet  me sistemin e grupeve , ndërsa  pas  kësaj me  sistemin e eliminimit  direkt.

 Organizatori për ekipin  fitues, krahas  kupës,  do të  ndaj 3.000 euro për ekipin fitues, për vendin e dytë 500 Euro dhe  për vendin e tretë 250 Euro, ndërsa  shpërblime  do të ketë edhe për lojtarin, portierin dhe  golashënuesin  më të mirë. 

 Turneu  do të  zhvillohet  në stadiumin  me  barë natyral te shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në duke  filluar  nga ora 18.30.

 Shaban Sinani – TV Koha
Exit mobile version