Site icon Tetova Expres

TRUMÇI: NK BRAVO KUNDËRSHTAR SERIOZ – TA JAPIM MAKSIMUMIN!

Ekipi i Shkëndijës nesër në Lubjanë zhvillon ndeshjen e parë të xhiros së dytë në UEFA Konferencë Liga. Kundërshtar i “kuqezinjve” është skuadra sllovene NK Bravo. Ndeshja fillon në në ora  20:45. 

 Shkëndija  nga  dita e djeshme  ka  udhëtuar në  Slloveni , ku  mbrëmë  ka  zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, ndërkaq  sonte në  stadiumin Stozhice ku  nesër do të  zhvillohet  ndeshja,  do ta realizojë seancën zyrtare stërvitore.

 Me ekipin e  Shkëndijës në Lubjanë kanë udhëtuar edhe dy prurjet më të reja Marko Gjorgjievski dhe Jovan Manev të cilët presin miratimin e organeve të UEFA-s dhe janë në pikëpyetje nëse do të aktivizohen në këtë ndeshje.

 Futbollisti  Aleksandar Trumçi, në prag të ndeshjes, thotë  se kanë  kundërshtarë serioz andaj edhe qasja në terren duhet të jetë serioze.

 ‘’Mendoj që atmosfera është  shumë e mirë. Kemi një  atmosferë pozitive  në ekip  pasi e kemi  kaluar  raundin  e parë . Por  ne  nuk  do të merremi më me  të kaluarën,  shohim përpara. Ne  kemi  ardhur  në Slloveni jemi akomudu më herët dhe kemi  studiuar  ekipin . Ekipi është  shumë  serioz  dhe ne  duhet ta  marrim  shumë  seriozisht , të  bëjmë maksimumin’’ deklaroi  Trumçi

 Për të përkrahur Shkëndinë, në  Slloveni kanë  udhëtuar edhe  një  numër i konsiderueshëm  i tifo grupit “Ballistët” nga të cilët  priteT  të jenë dinjitoz ashtu  siç i ka  hije një tifo grupi me përvojë të madhe.

Advertisement

 Ndeshja NK Bravo – Shkëndija  zhvillohet  nesër mbrëma  me fillim në ora  20:45.

Shaban Sinani – TV Koha
Exit mobile version