Vardari pësoi humbje 2:3 nga Riga FC në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, duke bërë një hap prapa në garën për kualifikim në raundin e tretë.
Ndeshja u zhvillua në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”, pikërisht në ditën kur Vardari festoi 79-vjetorin e themelimit. Edhe ky përvjetor nuk mjaftoi që të tërheq tifozë në stadium, pasi vetëm rreth 2.000 prej tyre ishin të pranishëm në këtë ndeshje evropiane.
Pas ndeshjes, trajneri i Vardarit, Kristian Fabijani, mori përgjegjësinë për humbjen.
Nga ana e Riga FC, trajneri Adrian Gula theksoi se asgjë nuk është vendosur ende dhe se përballja mbetet plotësisht e hapur para ndeshjes së kthimit në Letoni.
Fitorja e Rigës ndaj Vardarit në u la në hije nga një incident që ndodhi pas ndeshjes në zhveshtoren e ekipit mysafir.
Edhe pse skuadra letoneze e festoi me entuziazëm fitoren në Shkup sipas informacioneve, festa u shndërrua në sjellje të papërshtatshme. Futbollistët e Riga FC shkaktuan dëme materiale në zhveshtore, duke thyer dy shtretër për masazh dhe duke dëmtuar edhe disa dollapë për pajisjet sportive.
Ndeshja e kthimit mes Rigës dhe Vardarit do të zhvillohet të martën e ardhshme, ku kampioni maqedonas do të përpiqet të përmbysë disavantazhin prej një goli dhe të sigurojë kualifikimin në raundin e ardhshëm të Ligës së Konferencës.
Shaban Sinani – TV Koha

