Site icon Tetova Expres

Aksion kontrollues në objekte hotelerike në rrethinën e Gostivarit, kapen 14 shtetase të huaja, gjendet drogë, arrestohen dy persona

Sot (30.07.2025), në periudhën prej orës 02:00 deri në 04:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë kryer një kontroll aksion në dy objekte hotelerike në zonën e DPB Gostivar.

Gjatë kontrollit në fshatin Çegran të Gostivarit, rreth ores 02:00 është privuar nga liria njw 50-vjeçar nga fshati Forinë e Gostivarit. Ai, pasi ka vërejtur zyrtarët policorë para objektit, ka kyçur derën hyrëse dhe ka paralajmëruar të pranishmit të ikin, mirëpo pas një reagimi të shpejtë të zyrtarëve policorë në daljen e pasme, është parandaluar ikja e disa personave të gjinisë femërore – shtetase të huaja.

Ndërsa, në një objektin në zonën e Stacionit Policor të Gallatës, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria njw 53-vjeçar nga Gostivari, pasi tek ai është gjetur marihuanë.

Gjatë kontrolleve në të dyja objektet, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, përkatësisht qëndrimit në kundërshtim me qëllimin, janë shoqëruar gjithsej 15 shtetase të huaja të moshës prej 19 deri në 40 vjeç nga Serbia, Shqipëria dhe Kolumbia, prej të cilave 11 në objektin në fshatin Çegran dhe katër në objektin në zonën e Stacionit Policor të Gallatës.

Të gjithë personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojnë parashtresat përkatëse.

Advertisement
Exit mobile version