Site icon Tetova Expres

MËRGIMTARËT U KTHYEN PËR T`U ÇMALLUR, POR ÇFARË GJETËN NË TETOVË?(VIDEO)

Është mesditë dhe rrugët e Tetovës kanë marrë një gallëri që nuk përshkruhet.

Nuk mund të anashkalohen as edhe veturat me targa të huaja që kanë mbushur qytetin. Tetova frymon këto ditë të fundit të korrikut me jehonën e mërgimtarëve.

Ditët e verës në Tetovë nuk maten vetëm me temperaturat, por edhe me targat e huaja dhe gjuhët që dëgjohen në çdo cep të qytetit. Gjermanisht, danisht, frëngjisht… mërgimtarët janë rikthyer në vendlindje, duke gjallëruar rrugët, kafeteritë dhe bizneset lokale, siç ndodh tradicionalisht gjatë sezonit veror. Por, përtej nostalgjisë dhe takimeve familjare, si e shohin ata Tetovën e sotme?

Çfarë u pëlqen më shumë dhe cilat janë problemet që do të donin t’i shihnin të zgjidhura? TV Koha i pyeti mërgimtarët dhe përgjigjet e tyre sjellin një pasqyrë interesante për qytetin.

Pavarësisht gjithçkaje mërgimtarët e duan Tetovën.

Advertisement

“Krejt më pëlqejnë. Të mos më kishin pëlqyer nuk kisha ardhë asnjëherë, ja 40 vite jam jashtë, krejt më pëlqejnë.

Në Tetovë më pëlqen gjithçka. Është vendlindja, familjen e kam atje, por familjarët tjerë janë këtu”

“Jam Arjoni dhe vij nga Islanda. Jam në Tetovë nga 2 qershori. Më pëlqen Tetova se është e bukur.

“Unë jam rrit në Tetovë, jashtë jam 5 vite. Kur vijmë këtu, çdo gjë na pëlqen”

“Në Tetovë gjithçka. Është vendlindja jonë dhe për gjithçka të merr malli”

Advertisement

Por, ka edhe mërgimtarë të tillë që nuk hezitojnë të shprehin haptazi vërrejtjet e tyre.

“Po, ka ndryshuar pak! Ka shumë gjëra, mungojnë vendparkimet. Kur vijnë mërgimtarët duhet më tepër rregullat të respektohen”

“Nuk më pëlqen, ka shumë miza dhe më kafshojnë. Do të qëndroj edhe 2 javë dhe shkoj”

 “Vërejtje jo, kohëve të fundit është përmirësar shumë Tetova. Një vërrejtje të vogël kisha me I dhanë udhëheqësisë së Tetovës, koshat me mbeturina me I pastru dhe me vendos më tepër kosha se kur e ke një mbeturinë në dorë nuk ke ku e gjuan. Përndryshe, tjerat janë në rregull. Parkingjet e dijmë se moti është si problem, por  është më mirë se herave tjera. Mirë, deri tash mirë. Vij nga Zvicra dhe kam pushim edhe 1 javë”

“Pastërtia dhe rregullat e komunikacionit janë katastrofë. Tjerat shumë mirë, më mirë se vendlindja nuk ka”

Advertisement

Mërgimtarët janë kthyer sërish në vendlindje, duke sjellë jetë në sheshe, kafene e biznese, por mbi të gjitha duke rikthyer kujtimet e fëmijërisë dhe lidhjen e pathyeshme me qytetin. Megjithatë, përtej emocioneve të ribashkimeve dhe përqafimeve me familjarët, lind një pyetje: a është Tetova ajo që e lanë pas, apo një qytet që ende pret ndryshimet për të cilat ata ëndërrojnë sa herë e shohin nga larg?/Tv Koha/

Exit mobile version