Site icon Tetova Expres

UEFA, CONCACAF DHE AFC KUNDËR IDESË SË INFANTINOS

Federatat e lidhura me UEFA-n kanë vendosur të bojkotojnë garat e FIFA-s në shenjë proteste kundër planit për përfshirjen e kapitalit privat në Kupën e Botës, të mbështetur nga Gianni Infantino.

55 Federatat anëtare të UEFA-s kanë votuar unanimisht pro bojkotit të turneve të FIFA-s, në shenjë proteste ndaj planeve të reja financiare të organizatës botërore.

Vendimi erdhi gjatë një takimi urgjent online të UEFA-s, ku u diskutua krijimi i FIFA Forëard Enterprise, një kompani e re me vlerë të parashikuar rreth 20 miliardë dollarë, e cila do të menaxhonte të drejtat komerciale të Kupës së Botës dhe eventeve të tjera të FIFA-s.

Pavarësisht se FIFA ka hedhur poshtë kritikat duke pohuar se Kampionati Botëror nuk është në shitje, shpinën Infantinos, krahas UEFA-së, ia kanë kthyer edhe CONCACAF – Federata e Amerikës Veriore por edhe AFC – Konfederata Futbollistike e Azisë.

Reagimi vje pasi UEFA paralajmëroi se do t`i bojkotojë kampionatet botërore nëse miratohet propozimi I Infantinos, kurse qëndrim të njëjtë mori edhe CONCACAF. Dy konfederatat bashkë kanë 96 vota, derisa për miratimin e iniciativës duhen së paku 106 nga gjithsejt 211 anëtarët e FIFA-s.

Advertisement

Sipas njoftimeve paraparke, federatat kombëtare duhet të prononcohen deri më 19 shtator. Nëse miratohet, grupi i investitorëve do të udhëhiqej nga kompania amerikane “Thrive Eternal” themelues I së cilës është Xhoshua Kushner, vëllai I Xhared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Tramp.

Exit mobile version