Site icon Tetova Expres

SONTE ME FINALEN E STREET BASKET 3X3 PËRFUNDON VERA TETOVARE

12  ekipe të Street Basket 3×3 mbrëmw  para  një numri  të madh  të  qytetarëve  kanë  zhvilluar  spektakolare   duke  dhuruar  emocione atraktive. Sonte  me fillim nga  ora  19:30  zhvillohen ndeshjet  finale ku edhe  do të shpallet  fituesi  Me  shpalljen  e ekipeve më të mira  zyrtarisht  përfundon  Vera Kulturore Tetovare

 Mbrëmë  në  kuadër  të manifestim ‘’Tetova  n’Festë’’ në  në sheshin e Tetovws në një  atmosferë elektrizuese, duele spektakolare, ngulitje atraktive dhe gara në gjuajtjet për tre pikë  u zhvilluan ndeshjet e  eliminatore në Street Basket 3×3  me  ekipe  nga  Shkupi, Struga  Tetova dhe Kosova .

 Pas ndeshjeve   eliminatore  kualifikim në   garat e sontme  kanë  siguruar ekipet  Kosova, One, Kino Vlae, V3, Veterani, Struga X3

 Komuna e Tetovës i ftonë  të  gjithë adhuruesit e  këtij sporti  dhe  jo vetëm të jenë pjesë e ndeshjeve finale të Street Basket 3×3, me fillim në ora 19:30, në Sheshin “ILIRIA”.

 Njëkohësisht, me këtë mbrëmje përmbyllen edhe aktivitetet e “Tetova n’Festë”, pas plot  25  ditëve plot kulturë, sport, muzikë dhe argëtim, që e ktheu Tetovën në qendrën e ngjarjeve verore.

Advertisement
Exit mobile version