Site icon Tetova Expres

HOXHA HALIMI PËR TV KOHA: VENDIM SHQETËSUES DHE I PAKUPTIMTË!

Vendimi i shtetit shqiptar për ta shpallur “non grata” ishte i papritur për hoxhën dhe ish-ushtarin e UÇK-së, Bekir Halimi.

Në një prononcim për TV Koha, Halimi tha se një vendim i tillë ende nuk i është kumtuar zyrtarisht.  Ai u shpreh se është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Shqipëri dhe pret që njoftimin ta marrë përmes rrugëve zyrtare.

Ishte e papritshme një vendim i tillë i shteti amë, të shqiptarëve për ne si personalitet edhe, ne zyrtarisht Akoma nuk e kemi marrë atë vendim. E kemi kontaktu sot ambasadën e RMV-së në Shqipëri që përmes ambasadës sonë të marrim vendimin zyrtar, të shohim për çka bëhet fjalë, por thjeshtë, ai publikim i atij vendimi nga MPB-ja shqiptare ishte një befasi, ishte e papritshme sepse dmth, nuk përputhet me kontributin dhe sakrificën tonë që e kemi bërë gjatë gjithë këtyre dekadave të jetës sonë në shërbim të interest tonë kombëtar.

 Arsyen se pse shteti shqiptar mori një vendim të tillë, Bekir Halimi thotë se nuk e di as vetë ai. Megjithatë, deklaron se do ta ankimojë të njëjtin.

Të gjithë janë të shqetësuar se vendimi është i pakuptimtë, pa bazë ligjore as bazë logjike, për atë shkak ishte edhe ajo përkrahja masive që shihet nëpër rrjetet sociale edhe në qëndrimet e shumë personaliteteve publike, pasiqë aktiviteti im është publik qoftë ai fetar, po edhe ai kombëtar. Për atë arsye të gjithë njerëzit u befasuan me këtë vendim, sepse nuk ka sens, nuk ka logjikë të jetë ai vendim që është marrë. Patjetër, ne nuk mund të pranojmë kësi lloj vendimesh që gjykojmë thellësisht që janë të padrejta dhe jonormale. Ne do të kërkojmë të drejtën tonë edhe Shqipëria është një vend që ne e ndjejmë që është tokë e jona. Liria e qarkullimit në të e llogarisim se është liri bazike dhe sikurse e thamë dje, ne duke pritur Shqipëria për kontributin që kemi dhënë të na mbështet, të na jep nënshtetësi nderi, ata neve na e kufizojnë lëvizjen.

Advertisement

Ndryshe, një ditë më parë, në media u raportua se Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë, përmes një vendimi, i ka shpallur “non grata” imamin Bekir Halimi dhe analistin politik, Valon Bela. Një vendim të ngjashëm, disa muaj më parë, shteti shqiptar e mori edhe ndaj shtetases së Kosovës, Igballe Huduti./Tv Koha – Shkup/

Exit mobile version