Site icon Tetova Expres

SHKËNDIJA SYNON T’I PRISHË FESTËN HIBERNIANIT NË DITËLINDJEN E 151-të!

Shkëndija  sonte  në Edinburg të Skocisë zhvillon ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues  kundër ekipit  Hibernian. Ekipi  mbrëmë ka  zhvilluar seancën zyrtare  stërvitore ku  ka  munguar trajneri Pollozhani për shkak të vonesave me vizën, ndërsa në press konferencën zyrtare  u paraqitën ndihmëstrajneri Kushtrim Voka dhe sulmuesi Fabrice Tamba.

Edinburgu sonte ka festë. Jo se ekipi nga qytet zhvillon ndeshjen kundër Shkëndisë në suaza të UEFA Conference Leagu, por Hiberniani pikërisht sot kremton ditëlindjen e 151.

Klubi nga Edinburgu është themeluar më 6 Gusht 1875 dhe ndeshja e sontme është një mundësi e mirë që Shkëndija me rezultat pozitiv “t`ia prishë festën” e ditëlindjes klubit skocez.

Shkëndija ka përvojë të mirë me ekipet skoceze. Kujtojmë sezonin 2015/2016 ku në dy përballjet me Aberdinin nuk pësoi humbje, kurse u eliminua falë rezultatit 1:1 në Shkup, pasi ndeshja në Skoci përfundoi 0:0.

Në konferencë zyrtare para ndeshjes u paraqitën ndihmëstrajneri Kushtrim Voka dhe futbollisti Fabrice Tamba.

Advertisement

 Për shkak të problemit me vizën mungonte Trajneri I parë, Artim Pollozhani. Çështja e vizës është zgjidhur gjatë dtës dhe Pollozhani do ta drejtojë ekipin në Edinburg.

“ Sa i përket kundërshtarit me të cilin ballafaqohemi, do ta cilësoja pak si specifik për shkak të profilit pak më fizik, shkak ky i futbollit britanik. Por të jeni të bindur që do të përgjigjemi, kjo është e para. Dhe e dytë, kërkesat e profesorit, edhe pse nuk është në mesin tonë aktualisht, janë të qarta dhe mbetet vetëm interpretimi ditën e nesërme me bindjen dhe besimin se kthehemi në shtëpi me rezultat pozitiv”  deklaroi ndihmës trajner  Kushtrim Voka

Sa i  përket formacionit , pos portierit Baboucarr Gaye, kësaj radhe  shkaku i  dëmtimit  do të mungojë Dimovski  por pjesa tjetër e futbollistëve  janë të gatshëm për këtë sfidë.

 “Ekipi është plotësisht i gatshëm. Patjetër që në mesin e grupit ka shqetësime Dimoski, i cili nuk do të jetë për gjendje loje, ndërsa pjesa tjetër është komplet e gatshme. Mos harrojmë, duke iu referuar edhe kundërshtarëve paraprakë, këtë ekip e dallon forca e grupit dhe, siç e ka thënë edhe profesori në konferencat e mëhershme, jo rastësisht ndryshimi i rezultateve është bërë nga zëvendësimet dhe rritja e grupit” – tha  ndihmës trajneri Voka

Futbollisti  Fabrice Tamba,  nga i  cili edhe  në këtë ndeshje  pritet  shumë,  thotë se përballja me Hibernianin është një sfidë e madhe.

Advertisement

 “Kemi ardhur me një motivim shumë të madh dhe sigurisht që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne të ballafaqohemi me një ekip si ky. Nuk di shumë gjëra për ekipin, por kam dëgjuar shumë për ta, kështu që nuk ishte me të vërtetë ndonjë surprizë kur pashë emrin kur po bëheshim gati t’i përballnim pas ndeshjes së kaluar. Sigurisht që është një sfidë e madhe për ne” deklaroi futbollisti Fabrice Tamba.

Ndeshja  Hibernian – Shkëndija,  zhvillohet  sonte në ora 21:00.  Ndërsa ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejtë në TVM2.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version