Klubi i futbollit Bashkimi nga Kumanova, me angazhimin e disa futbollistëve brenda 24 orëve, paralajmëron rikthim të fuqishëm në vazhdim të sezonit të ri në Ligën e Parë.
“Qetësi para furtunës”. Mbase në këtë mënyrë mund të definohet afati kalimtar I KF Bashkimit nga Kumanova.
Pas një letargjie verore kumanovarët brenda 24 orëve shpërthyen me disa përforcime, gjë që ka gëzuar tejmase opinionin futbolldashës në Kumanovë dhe jo vetëm.
KF Bashkimi në faqen zyrtare në Facebook, deri tani ka prezantuar mbi 10 futbollisë duke zyrtarizuar transferimet e Mal Jonuzit, Claudio Martinez, Xhulian Kapllanaj, Gabriel Tenlep, Andri Stafa, Anonio Maimona, Fauzi Yahaya, Bilal Iseni, Teodor Mirçevski dhe Andrey Ljubevski.
Por, jo vetëm kaq!
Nga KF Bashkimi thonë se kjo është vetëm goditja e parë dhe ende nuk ka përfunduar asgjë pasi kumanovarët janë duke ndërtuar një skuadër që premton shumë.
Kujtojmë se klubi i futbollit Bashkimi shkaku i problemeve të natyrave të ndryshme me përgatitje filloi vetëm disa ditë para fillimit të kampionatit të ri me trajnerin tetovar Gajur Rexhepi i cili në ndeshjen e parë kampionate kundër Sileksit e luajti me me futbollist që kishin mbetur dhe ato nga shkolla e futbollit Bashkimi.
Pritet që të shtunën kundër Tikveshit, KF Bashkimi të del me një formacion krejtësisht tjetër dhe me lojë që premton shumë.
SHABAN SINANI – TV KOHA

