Shkëndija e nga Edinburgu kthehet me disfataë minimale 2-1 nga Hibernian në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Konferencë Liga. Ndeshja kthyese zhvillohet në Shkup më 13 gusht me fillim në ora 20:00
Shkëndija është mposhtur me rezultat 2:1 nga skuadra skoceze Hibernian, në ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminator të UEFA Konferencë Liga që u zhvillua në Edinburg.
Spektakli ishte rezervuar për 20 minutat e fundit të kohës së rregullt.
Fillimisht kaloi Hibernian në avantazh në minutën e 73-të. Vetëm tre minuta më vonë barazoi Shkëndija me Gjorgjievskin pas një asistimi të kapitenit Arbin Zejnullai.
Golin e fitores vendasit e shënuan aksidentalisht në minutën e 90-të me autor O’Hora. Përkundër kësaj humbjeje minimale, fati i kualifikimit mbetet tërësisht i hapur për ndeshjen e kthimit që luhet të enjten e ardhshme në Shkup.
Ndeshje e rëndësishme me një kundërshtar që është fizikisht i mirë. Unë mendoj që me atë që dhanë dy ekipet në fushë sot, mund të ishte rezultati i drejtë, por që mënyra se si erdhi, me një goditje standarde në fund, na vjen keq sepse mund të evitohej. Por që ka ndeshje kthimi, është ndeshje me eliminim, patjetër që do të tentojmë që të marrim maksimumin në Shkup. Unë mendoj që çunat dhanë maksimumin. Kishim problematika në fazën e mbrojtjes në pjesën e parë, që mendoj që pjesën e dytë i evituam për vetë faktin që në krahun e majtë nuk ishte roli natyral i Zejnullait, por që ai sakrifikoi për ekipin. Por që në atë fazën e mbrojtjes në 30 metrat e fundit, nuk ishte si plan që ne të zbresim poshtë, pavarësisht se kundërshtari ndonjëherë të vë në vështirësi që të zbresësh, unë mendoj që këtë problematikë pjesën e dytë e rregulluam pak. Dhe me një vëmendje tjetër ose me një vëmendje të shtuar, mendoj që mund të dilnim të pamposhtur këtu. Por që me atë që dhanë në fushë ekipet, mund të jetë rezultati i drejtë, por vetë fakti se si erdhi është mërzitje me të vërtetë për ekipin tonë” deklaroi trajneri Artim Pollozhani
Pas kthimit nga Skocia ekipi kuqezi menjëherë vazhdon punën, pasi që të dielën në Shkup zhvillohet derbi i sezonit Vardari – Shkëndija.
Ndeshja kthyese e raundit të tretë kualifikues Shkëndija – Hibernian, do të zhvillohet me 13 gusht me fillim në ora 20:00 në Shkup.
SHABAN SINABNI – TV KOHA

