Site icon Tetova Expres

BOKSIERI TETOVAR SEMI ELMAZI PJESËMARRËS NË KAMPIONATIN EUROPIAN

Qyteti  i  Loznicës  në Serbi nga  dita e sotme e deri më  22  gusht do të  jetë  arena  ku  do të mbahet  kampionati Europian  i  boksit i për junior ku  janë paraqitur 131 boksiere  vajza  dhe  241 boksier meshkuj nga  35  vende   europiane  në mesin e të  cilëve edhe  Maqedonia e Veriut  me  3  boksierë.

 Reprezentacioni  Maqedonisë së Veriut  në boks  sot ka  udhëtuar  në Loznicë të  Serbisë  ku  do të merë  pjesë  në  kampionatin  Europian  të boksit  në kategorinë U-19 . Ekspedita e Maqedonisë në këtë kampionat  evropian  do të  prezantohet  me  tre  boksier, Semi Elmazi në kategorinë -60 kilogram, Nikolla Tasevski në kategorinë -70 kilogram dhe Abdulkadir Daci në kategorinë -90 kilogram .

 Boksieri  tetovar i Shkëndija Box, Semi Elmazi, para  nisjes për në Loznicë, për  TV  Koha, u shpreh  se është maksimalisht i  përgatitur për  këtë evropian të boksit   dhe me  dinjitet  do  ta  prezantojë vendin.

 ‘’Shpresoj  që të  jap maksimumin në këtë  evropian. Jam i përgatitur  maksimalisht . Po ashtu na  ka ndihmuar shumë edhe  trajneri  Jusuf Hasimi . Falënderoj  Federatën që  më ka  ftuar   se  është krenari  që të garoj në këtë kampionat evropian.  Është hera e dytë që garoj  për reprezentacionin  dhe  shpresoj  që  do të  japi maksimumin  për shtetin tim, nacionalitetin  tim  dhe shpresoj  që  do dalë në vendin e parë’’ deklaroi boksieri Semi Elmazi.

 Semi Elmazi para nisje u shpreh mjaftë optimist edhe pse ka respekt të posaçme  për çdo kundërshtarë të mundshëm.

Advertisement

 ‘’Pres  që të marrë vendin e parë . Por prapë nuk i dihet  se unë respektoj secilin kundërshtar që e kam përpara. Por  besoj se  do të kthehem me  fitore  dhe me medaljen  gold’’ tha Semi Elmazi

 Ekipi përfaqësues do të drejtohet nga trajneri Petre Çurlinovski, i cili do të kujdeset për përgatitjen dhe paraqitjen e boksierëve të Maqedonisë  në ringun evropian. 

 Në kampionatin  Evropian të  Boksit  U-19 marrin pjesë  241 boksier  dhe 131 boksiere vajza  nga 35 vende .

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version