Site icon Tetova Expres

Memishi: Bashkepunimi me Ministrine e Ekologjise ne drejtim te investimeve kapitale

Sot pata kënaqësinë të takoj Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Muhamet Hoxha, me të cilin zhvilluam një takim shumë konstruktiv për projektet aktuale dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Gjatë takimit biseduam për prioritetet zhvillimore të Komunës së Tearcës, me fokus të veçantë në realizimin e projekteve infrastrukturore të qëndrueshme.

Shpreha mirënjohjen për gatishmërinë e Ministrisë për të mbështetur komunën tonë, ndërsa u dakorduam që bashkëpunimi i ngushtë të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim sigurimin e mbështetjes financiare dhe teknike për realizimin sa më të shpejtë të investimeve kapitale në interes të qytetarëve të Tearcës.

Exit mobile version