Site icon Tetova Expres

TETOVA NË “KUQ E ZI”, BALLISTËT NISIN OPERACIONIN ANTI-HIBERNIAN!

Fitorja kundër rivalit të përbetuar Vardarit, ka ngjallur euforinë në mesin e tifozerisë së Shkëndijës dhe tashmë “Ballistët” kanë nisur operacioni anti-Hibernian.

“Shkëndija – Hibernian 13.08”, “Besojmë në kualifikim”, “Ty Shkëndi të qofsha falë”, “Ekspedita Kuq e Zi” janë përmbajtjet e pankarteve që janë vendosur në disa pika strategjike të Tetovës e që paralajmërojnë ndeshjen e kthimit Shkëndi ja – Hibernian që zhvillohet të enjten në Shkup.

Por, jo vetëm kaq!

Ka nisur edhe mobilizimi I nëngrupeve të “Ballistëve” sikurse “Sokolat e Teqes” me mesazhin “Të gjithë në stadium, i madh e i vogël, si në kohët e vjetra, Sokolat e Teqes çdoherë në përkrahje të Shkëndijës”, por edhe  I grupit të tifozëve “T.X.T”.

I gjithë ky mobilizim bëhet si një ftesë publike drejtuar të gjithë shqiptarëve që në numër sa më të madh të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit në Shkup, për të mbështetur Shkëndinë në ndeshjen evropiane kundër ekipit skocez dhe për të shënuar një faqe të ri të historisë së klubit në garat evropiane.

Advertisement

Në shitje kanë dalë edhe biletat.

Klubi tetovar njofton se ndeshja Shkëndija- Hibernian FC mund të ndiqet për vetëm 200 denarë, ndërsa mund të gjenden në disa Tobacco në Tetovë, lokacione në qytete tjera të vendit dhe online përmes rrjetit mktickets.mk.

Ditën e ndeshjes biletat do të gjenden në pikat e shitjes së stadiumit ‘Todor Proeski’.

Tifozëve u rekomandohet prej më parë të pajisen me biletë.

 Në prag të ndeshjes kthyese, Shkëndija ka kompletuar stafin teknik të ekipit të parë që drejtohet nga Artim Pollozhani, me Agron Memedin dhe Diamant Kadriollin që i bashkohen kuqezinjve.

Advertisement

 Dy emrat e rinj plotësojnë stafin ku bëjnë pjesë edhe Kushtrim Voka dhe trajneri kondicional Saimir Fetai, pas rikthimit të Bekim Osmanit në Shkollën e Futbollit dhe vazhdimit të angazhimit të Seladin Mustafit jashtë vendit.

 Nga ana tjetër nga dita e djeshme sulmuesi i krahut, Sebastjan Spahiu, nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës.

Klubi dhe lojtari kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e parakohshme të kontratës.

Exit mobile version