Site icon Tetova Expres

TRUMP: LARGIMI I INFANTINO-s NGA FIFA DO TË ISHTE NJË GABIM I RËNDË

Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë në mbështetje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në një moment kur kreu i futbollit botëror po përballet me presion të madh.

 Pavarësisht inflacionit të lartë dhe çmimit të benzinës gjithashtu për shkak të luftës ndaj Iranit, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjen kohë për të mbrojtur Gianni Infantino-n nga kritikat për planin e tij në lidhje me shitjen e kuotave të Kupës së Botës te privatët.

 Trump ka paralajmëruar federatat se do të bënin një “gabim të tmerrshëm”, nëse do ta detyronin Infantino-n të japë dorëheqjen.

 Në një mesazh të publikuar në “Truth Social” të hënën në mbrëmje, Trump shkruan se FIFA “nuk do të kishte kurrë të njëjtin sukses, apo të njëjtat të ardhura, nëse nuk do të ishte Infantino.

 FIFA do të bënte një gabim të madh nëse, për çdolloj arsye, do ta merrte në konsideratë hipotezën për të zëvendësuar presidentin Gianni Infantino”.

Advertisement

 Trump mori disa muaj më parë çmimin e FIFA-s për paqen nga duart e Infantino-s.

 Ai ndërhyri, duke “futur hundët” edhe te çështjet e rregullores.

 Presidenti amerikan telefonoi kreun e qeverisë së futbollit botëror për ta shtyrë të hiqte skualifikimin e sulmuesit Folarin Balogun, që sipas tij, ishte ndëshkuar padrejtësisht.

Exit mobile version