Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se sot deri në orën 7:30 janë regjistruar gjithsej 24 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave dy janë aktive, dy janë nën kontroll, ndërsa 20 janë shuar.
Sipas QMK-së, njëri prej zjarreve aktive është në territorin e Komunës së Makedonski Brodit.
Zjarri tjetër aktiv është në territorin e Komunës së Studeniçanit, mbi fshatin Moranë, ku po digjet pyll i përzier.
Nën kontroll janë zjarret në Komunën e Dellçevës, ku po digjet deponia e qytetit, si dhe në Komunën e Novo Sellës.
Kujtojmë se Qeveria ka shpallur gjendje të krizës në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në fund të gushtit për shkak të rritjes së rreziqeve dhe kërcënimeve nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut, viteve të kaluara është përballur me shumë zjarre. Gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar u raportuan një sërë zjarres.
