Klubi i futbollit Bashkimi do të drejtohet nga trajneri i ri Shaban Sulejmani, ndërsa Vardari nga ndihmës trajneri Matija Mirkov. Bashkimi në xhiron e tretë është mysafire e Arsimit, ndërsa Vardari mysafire e Struga Trim Lum,
Vetëm dy xhiro të zhvilluara në sezonin ri të Ligës së parë , ndërsa janë shkarkuar dy trajner të cilët nuk kanë arritur të realizojnë objektivat e klubeve që kanë drejtuar.
Klubi i futbollit Bashkimi me marrëveshje të dy anshme janë ndarë me trajnerin Gajur Rexhepi vetëm pas dy ndeshjeve të zhvilluara ku pësoi dy humbje të thella kundër Sileksit me rezultat 6 me 0 dhe ndaj Tikveshit 5-0 edhe. Bashkimi me përgatitje nisi vetëm disa ditë para fillimit të kampionatit dhe me futbollist nga shkolla e futbollit. Po drejtuesit e klubit përkundër faktit se janë në krizë të thellë nuk dorëzohen . Para disa ditëve angazhuan 10-të përforcime të reja mirëpo edhe këto përforcime nuk sollën fryte pasi ekipi pësoi disfatës me rezultat 5 me 0 nga Tikveshi. Pasardhës i Gajur Rexhepit në bankinën e Bashkimit është Shaban Sulejmani, i cili më parë ka punuar te Liria e Prizrenit, Besa, Gostivar dhe gjithshtu në të kaluarën ishte pjesë e stafit trajnues të Rabotniçkit. Shaban Sulejman do të debuton me ekipin në ndeshjen hapëse të xhiros së tretë që zhvillohet të premten kundër Arsimit në Gostivar
Kampioni i Maqedonisë së Veriut ekipi i Vardarit pas eliminimit nga garat europiane dhe sidomos pas disfatës kundër Shkëndijës ka larguar trajnerin argjentinas Fabiani , ndërsa në vend të tij në ndeshjen e radhës kundër Struga Triim Lum që do të zhvillohet të dielën në Strugë ekipin do ta drejtoj ndihmësi Matija Mirkov . Kujtojmë se në xhiron e tretë të Ligës së parë të futbollit vendor takohen: të premten Arsimi – Bashkimi, të shtunën: Tikveshi – Shkëndija e Haraçinës dhe Sileksi – Skopje, ndërsa të dielën takohen Struhga Trim Lum – Vardari dhe Shkëndija – Bredallnica. Të gjitha ndeshjet e javëlës së tretë fillojnë në ora 16:30 pos ndeshjes Shkëndija – Bregallnica që luhet në qendrën stervitore të FFM-së dhe fillon në ora 19:00.
