Dje në ora 12:00, në DBP Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është denoncuar se te ata me lëndime të rënda trupore është sjellë një 37-vjeçar nga fshati Çegran, i cili menjëherë është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas denoncimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë në fshatin Forinë të Gostivarit. Janë njoftuar prokurori publik dhe inspektorati i punës, kurse këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip nga DBP Gostivar.
……Dje në ora 16:00, në fshatin Xhepçisht të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy 20 vjeçarë dhe një 19-vjeçar që të gjithë nga fshati Xhepçisht, pasi gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Po ashtu, është konfiskuar edhe një automjet udhëtarësh “Renault Tvingo” për të cilin nuk posedonte asnjë dokument. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.
……Dje në ora 17:25, në Stacionin Policor Gallatë, një 56-vjeçar nga fshati Gradec ka denoncuar se rreth orës 14:40 në një objekt hotelerik në fshatin Gradec, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, një banor nga i njëjti fshat e ka sulmuar fizikisht. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në ora 18:10, në SPB Tetovë, një 59-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 16:30 në rrugën “Çarshia e Epërme” në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme me dy persona, njëri prej tyre e ka kërcënuar me një mjet të mprehtë, por ai ka arritur t’ia marrë atë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në ora 16:30, në SPB Tetovë, një 64-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se më 10.08.2026 nga shtëpia është larguar nipi i saj 19-vjeçar. Po merren masa për gjetjen e personit.
……Dje në ora 16:30, në një fshat të Tetovës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria një 35-vjeçar duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 34-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
…….Dje në ora 13:30, në fshatin Leunovë të Gostivarit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 86 dhe një 60-vjeçar, që të dy nga Gostivari. Më parë, një grua 33-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se në një objekt hotelerik në fshatin Leunovë, pronari dhe babai i tij e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
……..Pas mesnate në ora 00:40, në Stacionin Policor Gostivar, një 46-vjeçar nga fshati Gjonovicë e Poshtme ka denoncuar se ditën e mëparshme rreth orës 20:30, derisa po kthehej me automjetin e tij drejt Gostivarit bashkë me familjen, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga një person, i cili më pas e ka sulmuar edhe nënën e tij që ka tentuar t’i ndajë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Sot në mëngjes në ora 02:40, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 25-vjeçar nga Tetova. Gjatë një kontrolli në trafik është konstatuar se ai po drejtonte një motoçikletë me targa të Tetovës pa pasur leje drejtimi dhe se motoçikleta nuk ishte e regjistruar për më shumë se gjashtë muaj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të përgaditet kallëzimi përkatës.
