Site icon Tetova Expres

Gjendet pa shenja jete drejtori i televizionit Alsat, Lirim Hajredini

Drejtori operativ i televizionit Alsat-M, Lirim Hajredini, raportohet se është gjetur i pajetë mëngjesin e stëm në Shkup.

Sipas raportimeve të mediave në Maqedoninë e Veriut, trupi i Hajredinit është gjetur në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup,

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në lidhje me rastin kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Trupi i pajetë i Hajredinit pritet t’i nënshtrohet obduksionit, për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes.

Lirim Hajredini ishte drejtor operativ i televizionit Alsat-M, një prej televizioneve kombëtare në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement
Exit mobile version