Site icon Tetova Expres

SHKËNDIJA SONTE ZHVILLON NDESHJE E 75-të EUROPIANE

Sonte  me fillim në ora  20:00 në Shkup zhvillohet ndeshja e  kthyese  e raundit të  tretë kualifikues në UEFA Konferencë Liga mes Shkëndijës dhe  Hibernianit. Ndeshja e parë në Edinburg ka  përfunduar  2-1 për skocezët.  Në  tribunat e stadiumit pritet  të  jenë në përkrahje të ekipit kuqezi numër i madh i tifozëve

 Shkëndija  e Tetovës sonte me ndeshjen  kthyese  kundër Hibernianit  zhvillon ndeshjen  jubilare  të 75-të në garat evropiane  që  dëshmon  se  është  skuadra  më e suksesshme  e futbollit në Maqedoninë e Veriut, duke kaluar Vardarin që ka 74 paraqitje në skenën evropiane, por në këtë shifër llogariten edhe ndeshjet në kohën e ish-Jugosllavisë.   

 Kujtojmë  se  skuadra kuqezi  rrugëtimin e garave  evropiane e  ka  filluara  nga  viti  2011  kur  përherë  të  parë  fitoi  titullin  Kampion i  Maqedonisë, ndërsa  ndeshjen e parë evropiane  e  ka  zhvilluar kundër Partizanit  në  Beograd .

 Shkëndija në 74 ndeshjet evropiane ka 27 fitore ndërsa suksesin historik e arriti në  sezonin 2025/2026  me  kualifikimin  në fazën e grupeve të UEFA Konferenc Liga.

 Shkëndija  mbrëmë  ka  zhvilluar  seancën e fundit para ndeshjes së sontme  dhe  sipas raporteve të stafit teknik, në ekip kthehen portieri Astrit Amzai dhe futbollisti Bojan Dimovski, ndërsa shkaku i dëmtimeve akoma  nuk është i gatshëm  portieri  Babouccar Gaye.

Advertisement

 Duke parë rëndësisë e  kësaj ndeshje, tifo grupi  ‘’Ballistët’’  pritet që me  përkrahje  dinjitoze të shënojnë  ndeshjen jubilare të 75-të në garat evropiane.

 Ndeshja  Shkëndija – Hibernian luhet sonte  në Shkup me  fillim në ora  20:00, ndërsa  drejtësi  do të ndaj  arbitri nga  Kazakistani Bulat Sariev.

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version