Site icon Tetova Expres

KF SHKËNDIJA ELIMINOHET NGA UEFA CONFERENCE LEAGUE

Shkëndija  pas  barazimit 0-0  me Hibernianin në ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues  të  UEFA Konferencë Liga  eliminohet  nga  garat e  mëtutjeshme.  Ndeshja në Shkup u ndoq nga mbi 10 mijë tifozë me anim  dinjitoz në  mesin e të  cilëve  ishin  edhe dikund  300  tifozë skocez. Kuqezinjtë tani  do të koncentrohen në garat në  kampionate ku  pretendojnë  titullin kampion.

 Kuqezinjtë barazuan 0:0 me Hibernianin në Shkup, por humbja 2:1 në ndeshjen e parë në Edinburg vendosi fatin e kualifikimit, për kundër  faktit se gjatë 90 minutave  dominoi  lojën dhe kishte përkrahjen  dinjitoze  e mbi 10-të mijë tifozëve të pranishëm në tribunat e stadiumit. Për kuqezinjtë tetovar ishte  kjo  ndeshja e 75-të  në garat  evropiane nga  vitit  2011  e deri më sot.

Para fillimit të ndeshjes  me një minutë heshtje u nderua sekretari i parë i  Shkëndijës  Ymer Reka  i  cili  ndërroi jetë  ditë më parë .

Shkëndija pati disa mundësi të mira për të shënuar, veçanërisht në pjesën e dytë, por mungoi finalizimi.

Me këtë, Shkëndija e përfundon rrugëtimin evropian me gjashtë ndeshje të zhvilluara, duke lënë pas një aventurë në të cilën kuqezinjtë pretendonin dhe mund të kishin arritur më shumë.

Advertisement

Pas  ndeshjes  trajneri  Artim Pollozhani   tha  se   ekipi i ti  prodhoi  lojë  të  mirë ndërsa  planet  e  ekipit ia ka  prishur edhe lëndimi i Marko Gjorgjievskit  .

 “Para së gjithash ekipi prodhoi lojë të mirë, ekipi prodhoi raste, sidomos në pjesën e dytë sepse edhe plani ishte i tillë që ne në pjesën e dytë të avancojmë te pjesa e sulmit ose kjo e treta e sulmit, sepse kjo nuk ndodhte në pjesën e parë. Para së gjithash me futjen e Krasniqit sigurisht që ne fituam te ajo mbajtja e topit edhe te ajo thellësia pastaj, edhe krosimet u shtuan edhe nga lojtarët e tjerë. Mendoj që për dy ndeshje që kemi luajtur meritonim më shumë, për vetë faktin se jemi ndëshkuar me një gol në minutën e 90-të nga goditja standarde në Skoci. Unë mendoj se çunat dhanë maksimumin edhe unë pas ndeshjes i përgëzova. Normalisht që nëse do realizohej një gol nga ato raste që kishim, praktikisht ndeshja mund të shkonte edhe në shtesë. Problemi tjetër  është . Dje në stërvitjen e fundit, në minutat e fundit të stërvitjes na u lëndua sulmuesi Marko Gjorgjievski, që në mendimin tim na prishi jo pak planet e asaj që ne kishim për të bërë sidomos  në ato minuta e fundit. Por nuk kam çfarë të ankohem, mund t’i përgëzoj çunat”deklaroi Pollozhani

Pas eliminimit  nga  UEFA Konferencë Liga, Shkëndija  tanimë  do  të koncentrohet  në  kampionat.

Ekipi të dielën është nikoqire e Bregallnicës, kurse ndeshja zhvillohet në  stadiumin e Kampit stërvitor të FFM-së.

Shaban Sinani – TV Koha
Exit mobile version