Site icon Tetova Expres

LIGA E DYTË: NIS KAMPIONATI I RI 2026/2027 – DEBUTON KF “KAMJANI”

Nesër dhe të dielën zhvillohet java e parë e kampionatit në Ligën e dytë të futbollit vendor. Derbi i javës mes Pelisterit dhe Kamjanit luhet të dielën në Manastir me fillim në ora 20:00.

Me ndeshjet e xhiros së parë nesër zyrtarisht starton kampionati 2026/2027 në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë kompeticion të garave në sezonin e ri do të garojnë 14 ekipe, mes tyre edhe tre ekipe ish kampionë të Maqedonisë së Veriut si Shkupi, Rabotniçki dhe Makedonija Gj.P, ndërsa ekip debutues është klubi i futbollit Kamjani.

Për ekipin e Kamjanit pjesëmarrja në garat e Ligës së dytë është një sfidë e re prandaj ekipi me kohë u mobilizua në të gjitha aspektet , angazhoi trajnerin Burhan Emurllain dhe ka sjellë shumë futbollistë cilësore që kanë përvojë në futbollin vendor.

Trajner Burhan Emurllai për fillimin e kampionatit të ri shprehet optimist se ekipi i tij do të dëshmojë se jo rastësisht është pjesë e ligës së dytë.

Advertisement

“”‘Na pret një ndeshje e vështirë. E dimë se Pelisteri është një ndër konkurrentët kryesor për tu ngjitur në super ligë, mirëpo ne do të shkojmë për të marrë më të mirën, domethënë të futemi pozitivisht në kampionat. Çdo gjë përpos humbjes është gjë e mirë për ne . Edhe nëse ndodhë më e keqja kampionati është i gjatë ne do fokusohemi në ndeshjet tjera . Mirëpo nuk do të shkojmë në Manastir me flamur të bardhë në çdo ndeshje do të kërkojmë më të mirën nga ekipi. Kemi ekip të mirë e kemi të kompozuar mirë , kemi disa lojtar me përvojë nga të cilët pres që të mbështetemi gjatë kampionatit që ti udhëheqim këto të ‘’rinjtë ‘’ që janë në ekip. Kemi grup të mirë dhe shpresoj që kampionati të jetë pozitiv dhe i suksesshëm për ne. Për atë arsye kemi punuar fortë kemi punuar mirë. Të gjitha gjërat janë të përgatitura për të hyrë në kampionat. Tani shpresojmë të ndodhë më e mira për na’’ deklaroi trajneri Burhan Emurllai

Trajneri Emurllai tha se konkurrenca në Ligën e dytë është barabartë pos Pelisterit dhe Ohrit që dallojnë nga ekipet tjera.

‘’Kemi shumë ekipe me emra të qyteteve të mëdha dhe me emra të mëdha mirëpo ndërtimi i ekipeve nuk është sipas emrit. Kemi Shkupin me shumë probleme, edhe ekipet tjera që kanë zbrit nga super liga nuk është se kanë ndonjë ekip për tu frikuar nga emri. Kanë emër mirëpo përbërja e skuadrave nuk është i barabartë me emrin që kanë . Ne si debutues në Ligën e dytë nuk frikohemi nga asnjë edhe nëse kanë qytet të mëdha, begraunde të mëdha si klube futbolli luhet në fushë 11 me 11 dhe do të mundohemi të marrim më të mirën’’ tha Burhan Emurllai

Në xhiron e parë me fillim në ora 17:00, takohen: AP Brera – Euromilk, Ohri – Novaci, Makedonija Gj.P – Teteksi, Rabotniçki – Kozhufi, Shkupi – Detonit Plaçkovica, Bellasica – Osogova , ndërsa ndeshja në Manastir Pelisteri –Kamjani luhet të dielën me fillim në ora 20:00.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement

Exit mobile version