Site icon Tetova Expres

Aksident në Tetovë, vetura del nga rruga dhe godet një 67-vjeçar duke kryer detyrat e punës në një parcelë

Dje, në ora 17:50, në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin „Vidoe Smilevski Bato“ në Tetovë, një automjet „Opel Corsa“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 20-vjeçar nga fshati Sllatinë, Tetovë, ka dalë nga rruga dhe ka goditur një 67-vjeçar  nga Tetova, i cili ishte duke kryer detyrat e punës në një parcelë të një subjekti juridik nga Tetova. Në aksident, 67-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesi i automjetit dhe bashkudhëtari i tij 19-vjeçar nga fshati Sllatinë. Lëndimet janë konstatuar në spitalin e Tetovës. Është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Tetovë.

Exit mobile version