Shkaku i kritikave publike ndaj kryetarit të FIFA-s, Giani Innfantino ng puna është larguar Kevin Lamour, drejtori operativ i FIFA-s. FIFA ka konfirmuar se punësimi i Lamur, që ishte drejtor për operacione, ka skaduar më 17 gusht, duke mos dhënë detaje për shkarkimin e tij.
Kevin Lamour, drejtori operativ i FIFA-s, është pushuar nga puna nga organizmi që drejton futbollin botëror. Drejtuesi francez gjatë javëve të fundit kishte kritikuar publikisht presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Lamour ishte kundër planit të kreut të FIFA-s, që parashikonte shitjen tek investitorët privatë të një pakete prej 20% të kuotave të Kupës së Botës. Ai ishte shprehur se ishte “mashtruar” nga Infantino.
Pjesëtarëve të Këshillit të FIFA-s u është komunikuar se “vendimi është marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe në respekt të plotë për Kevin”.
Infantino kohët e fundit është vënë në qendër të kritikave dhe disa federata dhe konfederata kanë dalë hapur kundër tij, për shkak se planifikoi të shiste Botërorin te privatët.
