Dje, në ora 09:20, në Stacionin Policor të Tetovës, një 54-vjeçar nga Tetova, i punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ka raportuar se në parkingun brenda kompleksit të spitalit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Dje, në ora 17:50, në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin „Vidoe Smilevski Bato“ në Tetovë, një automjet „Opel Corsa“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 20-vjeçar nga fshati Sllatinë, Tetovë, ka dalë nga rruga dhe ka goditur një 67-vjeçar nga Tetova, i cili ishte duke kryer detyrat e punës në një parcelë të një subjekti juridik nga Tetova. Në aksident, 67-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesi i automjetit dhe bashkudhëtari i tij 19-vjeçar nga fshati Sllatinë. Lëndimet janë konstatuar në spitalin e Tetovës. Është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Tetovë.
Dje, në ora 18:40, në rrugën lokale në fshatin Rostushë, Gostivar, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Gostivar kanë privuar nga liria një 19-vjeçar nga fshati Trebishtë. Gjatë kontrollit të një katërçikleti me targa gjermane, është konstatuar se ai e drejtonte pa patentë shoferi, përkatësisht para se të fitonte të drejtën për drejtim. Katërçikleta është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Pas mesnate, në ora 02:10, në Stacionin Policor të Gostivarit, një 69-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se në periudhën nga ora 20:45 e datës 17.08.2026 deri në ora 01:30 të datës 18.08.2026, nga trotuari para shtëpisë së tij në rrugën „Ilindenska“ në Gostivar, i është vjedhur një motoçikletë „Longin“ me targa të Gostivarit. Po merren masa për gjetjen e autorit dhe automjetit.
Sot, në Stacionin Policor të Tetovës, një 51-vjeçar nga fshati Poroj, Tetovë, ka raportuar se rreth mesnatës, në oborrin e shtëpisë së tij familjare, është sulmuar fizikisht nga fqinjët e tij, ndërsa është përdorur edhe një send prej druri. Pas masave të ndërmarra, në ora 01:25, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria njërin prej fqinjve për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale „dhunë“. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Sot në mëngjes, në ora 05:30, në bulevardin „Marshall Tito“ në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga një 20-vjeçar nga fshati Debresh, Gostivar. Gjatë kontrollit në trafik është konstatuar se ai drejtonte një automjet të tipit „BMV“ me targa të Tetovës pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
