Site icon Tetova Expres

“BETEJAT” ME ZJARRET: DHJETËRA VATRA AKTIVE GJATË DITËS!

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 37 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat tre janë ende aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa 33 janë shuar plotësisht, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarrfikësit mbrëmë patën një betejë të vështirë me flakët pranë fshatit Krushevicë të Prilepit, në rajonin e Mariovës. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, vonë mbrëmë njoftoi se zjarrfikësit arritën ta ndalojnë zjarrin dhe ta tërheqin nën rrugë, duke ulur kështu rrezikun për fshatin.

Sipas informacioneve të mëngjesit, zjarre aktive ka në territorin e komunave Studeniçan, Makedonski Brod dhe Prilep.

Në Studeniçan, zjarri po përhapet në drejtim nga fshati Moranë drejt Vrtekicës dhe Ramni Gaberit, ku po digjet pyll i përzier.

Aktiv është edhe zjarri në komunën e Makedonski Brodit, në lokalitetin Vidush, pranë fshatit Dragov Dol dhe te Lokvica. Atje është përfshirë bimësi e ulët, pyll me shkurre dhe shkurre të dendura.

Advertisement

Zjarri në Prilep vazhdon të jetë aktiv. Flakët pranë fshatit Çanishte po përhapen në dy drejtime – njëra degë drejt fshatit Zoviq, ndërsa tjetra drejt Krushevicës. Është përfshirë bimësi e ulët.

Zjarri në Dellçevë, ku digjej një deponi, është vënë nën kontroll.

Për fundjavë metereologët paralajmërojnë mot me apë arfikane me temperature që lokalisht do të tejkalojnë 40 gradë Celsius, andaj autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal.

Exit mobile version