Site icon Tetova Expres

EGNATIA, DINAMO CITY DHE DRITA SHPRESOJNË FAZËN E GRUPEVE

Tre  skuadrat  shqiptare  Egnatia  në  UEFA Europa  Liga si dhe Dinamo City dhe  Drita e Gjilanit në UEFA  Konferencë Liga,  janë tre skuadrat  të  cilat shpresojnë kualifikimin në fazën e  grupeve nesër mbrëma zbresin  në  fushë  me shpresë  për  të  realizuar  ëndrrat e tyre  kualifikimin në  fazën e grupeve.
 

Euforia ka kapluar tifozët dhe futbollistët e Dinamo City të Tiranës. Nëpër rrjete sociale është bërë virale një video ku shihet Presidenti i klubit, Ardijan Bardhi, I cili pasi ekipi I tij eliminoi Audan e Letonisë, kishte hyrë në zhveshtore me një qese përplot me të holla. Futbollistëve ua pagoi bonusin e plasmanit në Plej – Of dhe premtoi preminë prej 500.000 eurove nëse ekipi I tij kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Dinamoi  Siti në “Elbasan  Arena”  do të përballet me skuadrën Pafos  të  Qipros, që konsiderohet favorite, por futbollistëve të Tiranës nuk do t`u mungojë motivimi. Ndeshja Dinamo City – Pafos  luhet nesër me  fillim në ora 21:00.

Egnatia do të përballet këtë të enjte me Lillestrom, në ndeshjen e parë të “play-off” të Europa Liga .

Tashmë Rrogozhinasit janë vetëm 180 minuta larg grupeve të Europa Liga teksa ato të Ligës së Konferencës i ka siguruar. Por problem për kampionët e Shqipërisë  gjatë ndeshjeve evropiane,  në  fazën e  grupeve  ndeshjet nuk  do t`i luaj  në  Rogozhinë pasi “Arena Egnatia” nuk i plotëson kriteret për të qenë pritëse e ndeshjeve të fazës së grupeve, duke detyruar Egnatian të luajë në  “Elbasan Arena” apo  “Air Albania”.

Skuadra e  tretë  shqiptare  në  garat  evropiane  është  Drita e Gjilanit  e cila në  stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë është  nikoqire  e ekipit Inter Eskaldes  nga Andora.

Advertisement

Drita tanimë me  trajnerin  Ardian Nuhiun   pretendon që për  të  dytën herë me radhë  të kualifikohen në  fazën e  grupeve   të  UEFA Konferencë Liga  ashtu  siç ndodhi edhe  sezonin e kaluar, Ndeshja  Drita – Inter  Eskaldes  luhet nesër mbrëma  me  fillim në ora  20:00.

 Shaban Sinani – TV Koha
Exit mobile version