Site icon Tetova Expres

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 18 Gusht

Dje, në periudhën nga ora 11:30 deri në 21:05, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë realizuar një kontroll aksionar në një argjendari në qendër të Gostivarit, në pronësi të një 64-vjeçari nga Gostivari. Gjatë kontrollit, për shkak të mosdeklarimit, përkatësisht mungesës së shenjës përkatëse (vulës) në ar, Inspektorati Shtetëror i Tregut nga punonjësi 59-vjeçar ka konfiskuar 1 kilogram e 327 gramë stoli ari, me vlerë të përllogaritur rreth 86.959 euro. Për rastin do të vijojë procedurë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.


Dje, në ora 09:15, në vendin e quajtur Bunec, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Mavrovë kanë privuar nga liria një 47-vjeçarnga fshati Duf. Gjatë një kontrolli në komunikacion është konstatuar se ai drejtonte një automjet transportues të markës “Mercedes”, me targa të Gostivarit, pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të parashtrohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.


Dje, në ora 13:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 61-vjeçar nga Tetova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale sipas nenit 396 të Kodit Penal – “Prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë ose materie shpërthyese”. Gjatë një kontrolli aksionar në një argjendari në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, janë gjetur 169 fishekë të kalibrit 9×19 mm. Personi është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.


Dje, në ora 14:33, në SPB Tetovë është raportuar nga Kompleksi Klinik “Nënë Tereza” në Shkup se tek ata ishte sjellë për ndihmë mjekësore një fëmijë tetëvjeçar nga fshati Velebrdë, i cili kishte pësuar lëndime në pjesën e dorës nga grimcat e barutit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.


Dje, në ora 12:55, në fshatin Toplicë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Galatë kanë privuar nga liria një 34-vjeçar nga fshati Toplicë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë” në tentativë. Sipas denoncimit, më herët gjatë ditës, ai me forcë dhe duke përdorur një mjet të përshtatshëm kishte hapur derën e hyrjes dhe kishte hyrë në një pikë bastesh sportive në rrugën “Braqa Gjinoski”, por pasi ishte aktivizuar alarmi, ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Advertisement

Dje, në ora 16:00, në SPB Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar–fshati Padalishtë, në fshatin Lakavicë, një 29-vjeçar nga fshati Strajanë, Gostivar, duke drejtuar një motoçikletë “Honda”, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë. Në aksident, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar. Është kryer këqyrje nga ekipi i këqyrjes së Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar.

Exit mobile version