Site icon Tetova Expres

NXËNËSIT E IDRIZOVËS PËRBALLEN ME MUNGESËN E ARSIMIT SHQIP

Fëmijët shqiptarë të Idrizovës vazhdojnë të përballen me mungesën e arsimit në gjuhën amtare.

Edhe pse kjo çështje është ngritur prej vitesh dhe janë dhënë premtime për zgjidhjen e saj, nxënësit shqiptarë të shkollës “Njegosh”, pas përfundimit të klasës së pestë, detyrohen ta vazhdojnë mësimin në gjuhën maqedonase.

Për këtë çështje që problematizohet që nga viti 2008, ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët.

Kryetari i degës së ASH-së në Gazi Babë, Valon Jahii, thotë se situata e kësaj shkolle është e papranueshme.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaron se është mirë që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Nëse ky është vërtet qëndrimi i saj dhe i Qeverisë, atëherë presim që të dëshmohet me vepra. Çfarë i pengon institucionet që në shkollën “Njegosh” të hapin paralele në gjuhën shqipe edhe nga klasa e gjashtë deri në të nëntën?

Advertisement

Jahii kritikon edhe VLEN-in, të cilin e konsideron përgjegjës për moszgjidhjen e kësaj çështjeje. Megjithatë, ai thekson se problemi është shumë më i hershëm dhe se ndër vite janë dhënë premtime edhe nga ish-ministrat shqiptarë të Arsimit, por pa një zgjidhje konkrete.

Me sa e dimë ne, nga viti 2008-të, 2009-të, ka kërkesa për hapjen e paraleles shqipe në shkollën në “Njegosh”, të Idrizovës, por deri më tani përgjigjet që i kemi marrë është që po, është mirë të hapet një paralele shqipe, por nuk ka pasur ndonjë efekt ajo. Nga ana tjetër, ka pasë edhe fjalë që do ta ndërtojmë një shkoll tjetër për shqiptarët, edhe ajo ka qenë vetëm fjalë. Vepra nuk ka pasur.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se e drejta e mësimit në shqip në Idrizovë aktualisht u mohohet mbi 50 nxënësve shqiptarë.

Jahii thotë se shumica e nxënësve vetëm për shkak të kësaj situate e këtij problemi, vendosin të mos regjistrohen në shkollën fillore në “Njegosh”, por të vazhdojnë mësimin në vendbanimet shqiptare përreth dhe të udhëtojnë me kilometra./Tv Koha – Shkup/

Advertisement
Exit mobile version