Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: JAVA E KATËRT NIS ME NDESHJEN BREGALNICA – BASHKIMI

Bregallnica – Bashkimi  nesër me  fillim në ora  19:00  hapin  siparin e  javës së  katër  në Ligën e parë të  futbollit vendor.  Katër takimet tjera luhen të  shtunën dhe  të hënën.

Java e  katërt  e sezonit vjeshtor  në Ligën e parë të futbollit vendor hapet  nesër me  ndeshjen Bregallnica – Bashkimi.

 Dy  ekipet  në tre xhirot e para nuk  mund  të lëvdohen se kanë  shënuar  ndonjë  sukses  të veçantë. Bregallnica ka shënuar një  fitore  dhe  dy  humbje, ndërsa  Bashkimi ka tre  humbje.

Dy skuadrat  do të përpiqen të dëshmojnë se  kriza në fillim të kampionatit  tanimë është kaluar duke pretenduar për rezultate  pozitive.

Ekipi i Bashkimit vazhdon me prurjen e përforcimeve  të  reja.

Së fundmi, prurja e re është Fati Ismaili, një  emër  i njohur në futbollin vendor  meqë  ka qenë pjesë e  Shkupit, Rabotniçkit dhe Gostivarit ndërsa ka luajtur edhe në Kosovë për Vushtrrinë dhe Dinamo e Ferizajit.

Advertisement

Prurja tjetër  është Stefan Ristovski, sulmues krahu, i cili vjen nga Detonit Plaçkovica.

Ndeshja   Bregallnica – Bashkimi  luhet  nesër  me  fillim në ora 19:00.

Të shtunën takohen  Skopje – Tikveshi  dhe  Shkëndija Haraçinës – Arsimi, ndërsa të  hënën Vardari – Sileksi  dhe Shkëndija – Struga Trim Lum.

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version