Site icon Tetova Expres

NESËR FILLOJNË LOJËRAT E 20-ta MESDHETARE ‘’TARANTO 2026’’

Nesër zyrtarisht  hapet edicioni i  20-të Lojërat Mesdhetare ‘’Taranto 2026’’  ku  pritet  të  marrin  pjesë  afro  5.000  sportistë  nga  26 vende. Maqedonia e Veriut  do të përfaqësohet  me  130  sportistë , Shqipëria  me  70 , ndërsa  Kosova me 163 sportistë.

Nga 21 gusht e deri më  3 shtator  mbahet  edicioni i 20-të i Lojërave Mesdhetare  ‘’Taranto 2026’’  ku  pritet  të marrin  pjesë  afro  5.000  sportist  nga  26 vende  nga Europa, Azia  dhe Afrika  të cilët do të garojnë në 32  sporte.

Në Lojërat e 20-ta  Mesdhetare Maqedonia e  Veriut do të përfaqësohet  me numër  rekord  prej 130 sportistëve që do të garojnë  në 19 sporte në mesin e të  cilave edhe në  katër sporte ekipore Volejboll për femra, hendboll për femra, futboll për  meshkuj dhe ekipi i basketbollit 3×3 të meshkujve.

Shqipëria do të marrë pjesë me 70 sportistë në 16 disiplina sportive. Në lojërat kolektive prezantohet me futbollin, ku kuqezinjtë e Alban Bushit janë në grup me Italinë, Kosovën dhe Algjerinë, në Atletikë do të prezantohet me Markelio Mema e Xhipsi Moreno në hedhje çekiçi, si dhe Franko Burraj në 200 e 400 metra.

Kosova do të shënojë pjesëmarrjen më të madhe në historinë e saj në Lojërat Mesdhetare, duke u paraqitur në edicionin Taranto 2026 me një delegacion rekord prej 163 sportistësh, të cilët do të garojnë në 21 disiplina sportive.

Advertisement

Në pritje të Lojërave, fokusi  ishte në përgatitjet cilësore, përkushtimin dhe mbështetjen për atletët   pjesëmarrës , të cilët me krenari do të mbrojnë ngjyrat e vendeve  prej nga  vijnë dhe do të promovojnë vlerat olimpike, sportivitetin dhe lojën e ndershme në skenën ndërkombëtare sportive.

Lojërat Mesdhetare, të cilat përherë të parë  janë  organizuar  para  75  viteve  në Aleksandri të Egjiptit janë  një ngjarje  me  shumë  sporte  që bashkon sportist  nga vendet e rajonit të Mesdheut.

Shaban Sinani – TV Koha

Exit mobile version