Afati i tretë I regjistrimit të nxënësve nëpër shkollat e mesme, apo Afati i Gushtit, për vitin shkollor 2026/2027 nisi me paraqitjen elektronike më 20 gusht kurse sot është bërë dorëzimi i dokumenteve të nxënësve që kanë aplikuar.
Tv Koha vizitoi disa shkolla të mesme në Tetovës. Në Gjimnazin e Tetovës thanë se bëhet fjalë për nxënës që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të regjistrohen në afatin e parë dhe të dytë.
Drejtori i Gjimnazit e vlerësoi sit ë kënaqshëm jehonën e regjistrimit të nxënësve.
Atmosferë e njëjtë mbretëronte edhe në Shkollën e Mesme Ekonomike “8 Shtatori”. Edhe atje drejtuesit thanë se afati I tretë I regjistrimit po zhvilliohet pa probleme sipas orarit të paracaktuar ndërsa gjithashtu thanë se interesimi I nxënësve ka qenë në nivel.
Sipas konkursit zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASh), janë paraparë mbi 25 mijë vende të lira për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë në 109 shkolla të mesme publike për vitin shkollor 2026/2027.
Edhe pse shteti ofron kapacitet për mbi 25 mijë nxënës, numri real i nxënësve që regjistrohen në shkollat e mesme është më i ulët dhe sillet ndërmjet 18.500 dhe 19.500 nxënësve, në përputhje me numrin e nxënësve që përfundojnë klasën e nëntë./Tv Koha/
