Promovimi i një rruge në Komunën e Bogovinës, bëri bashkë Ministra e Zv/Ministra të Qeverisë, të cilët u pritën nga Kryetari Feti Abazi dhe bashkë përshkuan rrugën e ashtuquajtur të Prekovecit.
Bëhet fjalë për një investim që kap vlerën e 12.6 milion denarëve, kurse autoritetet lokale thanë se kjo rrugë do të ndikojë në lëvizjen e qytetarëve të Bogovinës por edhe zhvillimin e Bujqësisë në këtë rajon.
Por, kreu i Bogovinës, deklaroi se janë 20 projekte që Komuna i ka në bashkëpunim me Ministri të ndryshme dhe të gjitha këto projekte synojnë përmirësimin e infrastrukturës në këto vendbanime.
Ne sot e bejmë promovimin e rrugës së Prekovecit që është një investim qeveritar përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve që kap vlerën e 12 Milion e 600 mijë denarë, me gjatësi 845 metra. Me këtë rrugë arrijmë të hapim një arterje kryesore që do të ndikojë në lëvizjen më të lirë të qytetarëve në Komunën e Bogovinës dhe kryesisht zhvillimin e bujqësisë në këtë zonë. Kjo është një nga projektet e para që ka Komuna e Bogovinës, në kuadër të Ministrisë së Transportit ne do të vazhdojmë edhe me projekte tjera, diku te 8 projekte ne I kemi vetëm në Ministrinë e Transportit, 6 janë në punim e sipër. Kemi projekte edhe me Ministrinë e Ekologjisë dhe Ministrinë e Arsimit. Diku vlera e projekteve komunale për këtë vit, presim të kalojmë mbi 4 milion euro. Realisht si numër total i projekteve numri shkon në 20 .
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për Komunën e Bogovinës ka ndarë 2.3 milion euro për realizimin e projekteve të infrastrukturës, tha Zv/Ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli, duke afirmuar nevojën e bashkëpunimit midis pushtetit qendror dhe atij lokal.
Kreu I Komunës, Feti Abazi, publikisht ka falënderuar qytetarët e Bogovinës dhe vendbanimeve tjera në këtë Komunës, sic tha, për mirëkuptimin dhe tolerancën që kanë treguar gjatë kësaj periudhe, duke u shprehur se nuk iu është bërë asnjë pengesë në realizimet e projekteve dhe duke u zotuar që mirëkuptimin e tyre ta kthejë në rezultate të prekshme në terren./ Tv Koha/
