Kampionati në Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon nesër me gjashtë ndeshje të xhiros së dytë , ndërsa dueli Teteksi – Rabotniçki është caktuar për datën 24 gusht. Derbi i javës së dytë zhvillohet në stadiumin e Kamjanit mes KF Kamjani – KF Osogova . Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 16:30.
Debutuesi në Ligën e dytë klubi i futbollit Kamjani pas barazimit historik kundër Pelisterit në Manastir në kuadër xhiros së parë sezonale nesër debuton edhe para publikut vendas ku do të përballet me ekipin e Osogovës.
Pikërisht për këtë ndeshje drejtuesit e klubit dhe stafi teknik organizohen në nivelin më të lartë mundshëm në të gjitha aspektet.
Pika e fituar në Manastir ka vlerën e madhe por vetëm nëse kundër Osogovës skuadra arrinë të arkëtojë tre pikët.
Trajneri Burhan Emurllai për TV Koha tha se kanë analizuar kundërshtarin dhe shpreson që futbollistët të zbatojnë detyrat
BURHAN EMURLLAI- Trajner i KF Kamjani
‘’Ekipi është e përgatitur , kjo pika në Manastir na dha një vetëbesim. Mirëpo pas një analize të shkurt dje e mbyllëm Pelisterin tani i gjithë fokusi jonë është te Osogova . Domethënë ndeshje shumë e rëndësishme për ne është fillimi i kampionatit akoma edhe tre pikë në këtë ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne, nëse marrim tre pikët do të jemi në rrugë të mirë .Kemi kaluar një ndeshje me kundërshtarë të fortë me Pelisterin . Dmth çdo gjë të shtunën përpos tre pikëve nuk na intereson nëse çalojmë atëherë këtë ndeshje atëherë pika me Pelisterin nuk vlen deri sa nuk marrim tre pikët me Osogovën. Kështu që jemi të përgatitur psiqikisht, do të jemi me këmbë në tokë të kaloj një ndeshje e mirë tani të fokusohemi te ndeshja e radhës . E kemi ndeshjen e parë në shtëpi , mendoj se do të ketë edhe tifozë, nuk duhet që ti zhgënjejmë. Do të japim maksimumin ‘’deklaroi trajneri Burhan Emurllai
Trajner i Emurllai ka edhe një porosi për tifozët e klubit, që të jenë në numër sa më të madh dhe t`i përkrahin ashtu siç meriton klubi.
BURHAN EMURLLAI- Trajner i KF Kamjani
‘’Patjetër që duhet të na përkrahin. Do ta përkrahin këtë ekip dhe këto djem të cilët të dielën në mbrëmje na nxorën të gjithëve faqebardhë, luftuan dri në atomin e fundit mos dalin të mposhtur atje . Tani ngelën të shtunën këtu që të kem përkrahje të publikut ti marrim tre pikët se janë shumë pikë të rëndësishme për kampionatin ku çdo pikë është e rëndësishme për ne ‘’ tha trajneri Emurllai
Në javën e dytë të kampionatit nesër me fillim në ora 16:30, takohen: Kamjani – Osogova, Novaci – Bellasica, Detoniot Plaçkovica – Ohri, Kozhufi – Shkupi, Euromilk – Makedonija Gj.P, Pelisteri – AP Brera ndërsa ndeshja Teteksi – Rabotniçki luhet më 24 gusht me fillim në ora 16:30.
