Site icon Tetova Expres

MICKOSKI “PROVOKON” NË SHQIPËRI, SHMANGET HIMNI SHQIPTAR NË PUSTEC

Një tjetër rast që ka cenuar protokollin zyrtar ka ndodhur gjatë vizitës së Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në Pustec.

Në fillim të Festivalit Folklorik Maqedonas organizatorët kanë ekzekutuar vetëm himnin maqedonas, duke anashkaluar plotësisht luajtjen e himnit kombëtar shqiptar.

E njëjta sitiatë ka ndodhur edhe një vit më parë në po të njëjtin aktivitet.

Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolevski, sqaroi publikisht se ky aktivitet nuk u organizua nga institucioni që ai drejton, por nga shoqata “VMRO Shqipëri” e cila ka në krye ish-kryetarin e kësaj bashkie, Edmond Themelko.

Kolevski deklaroi se u kishte kërkuar paraprakisht organizatorëve zbatimin e rregullave protokollare për përfshirjen e të dy himneve, dhe se ndihej i keqardhur për situatën e krijuar.

Advertisement

Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij, Mickoski nënvizoi se ruajtja e identitetit dhe gjuhës duhet të shihet si urë miqësie e respektit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugëtimin e tyre të përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

“Por duhet t`u them edhe diçka shumë qartë, maqedonasit jashtë kufijve të Maqedonisë nuk duhet të jenë temë vetëm gjatë festave dhe festivaleve. Kujdesi për gjuhën, kulturën e tyre dhe lidhjet e me atdheun duhet të jenë një politikë e qëndrueshme shtetërore”

Anashkalimi i himnit shqiptar për të dytën herë me radhë në këtë aktivitet shënon një precedencë të papranueshëm në marëdhëniet protokollare, pavarësisht mesazheve diplomatike për fqinjësi të mirë.

Exit mobile version