Site icon Tetova Expres

KF SHKËNDIJA: FITORE KUNDËR STRUGËS PËR TË BLINDUAR POZITËN E LIDERIT!

Sot  në kompleksin stërvitor të FFM-së, do zhvillohet  ndeshja e  fundit  e javës së katërt  në Ligën e Parë të futbollit vendor mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum. Me kthimin e tifozëve në tribuna dhe ecurinë perfekte prej tre fitoresh rresht, kuqezinjtë kërkojnë triumfin e radhës në duelin ndaj Strugës për të blinduar pozitën e liderit në tabelë.

Në ndeshjen e xhiros së katërt kundër Struga Trim Lum, skuadra tetovare sërish do të jetë me mungesa në formacion  kur dihet se pos portierit Babukar Gaye dhe sulmuesit Marko Gjorgjievski, kësaj radhe  do të  mungon edhe mesfushori Rafael Freitas.

Por në këtë ndeshje Shkëndija do të ketë përkrahjen e tifozëve të vet të flaktë të  cilët në mënyrë të organizuar do të udhëtojnë Shkup.

Para  fillimit të ndeshjes me një ceremoni rasti  ekipi  por  edhe   tifozët  do të  falënderojnë drejtorin sportiv Ardian Cuculi  për  punën e deri tanishme pasi ai  nga dita sotme nuk do të jetë drejtor sportiv i skuadrës.

Futbollisti Vane Kërstevski  para  kësaj ndeshje konfirmoi atmosferën pozitive në ekip dhe synimin e vetëm për të vazhduar ecurinë e e fitoreve drejt mbrojtjes së fokusit për titullin kampion.

Advertisement

 “Në ekip mbizotëron një atmosferë e shkëlqyer. Po përgatitemi ngadalë për Strugën, e dimë se na pret një ndeshje e fortë dhe e kemi analizuar mirë. E nisëm mbarë me tre fitore dhe shpresojmë që nesër të lidhim edhe një tjetër, siç është normale. Mendoj se paraqitja në Evropë na mundoi pak, u eliminuam pa fat edhe pse donim të përsërisnim suksesin e vitit të kaluar. Tani jemi të fokusuar te kampionati dhe shpresojmë se do ta fitojmë titullin këtë vit, e kështu vitin e ardhshëm do ta përsërisim suksesin edhe në Evropë” – deklaroi futbollist Vane Kërstevski

Nga ana tjetër edhe skuadra e  Struga Trim Lum  që në tre  xhirot e para ka dy  fitore dhe  një barazim premton lojë të mirë  kundër kuqezinjve  tetovar pasi  kjo është përballja e 25 mes këtyre dy skuadrave që konsiderohen ndër më të mirat në  vendin tonë.

 Struga Trim Lum së fundit në radhët e veta ka sjell edhe  dy prurje të reja  si Bleron Ramadani dhe qendërmbrojtësin Edison Kola, që së fundmi ishte pjesë e KF Tirana.

Ndeshja Shkëndija – Struga Trim Lum luhet  sonte me fillim në ora  19:00, ndërsa drejtësinë do të ndajë referi Stojançe Trpçevski.KF SHKËNDIJA: FITORE KUNDËR STRUGËS PËR TË BLINDUAR POZITËN E LIDERIT!

Sot  në kompleksin stërvitor të FFM-së, do zhvillohet  ndeshja e  fundit  e javës së katërt  në Ligën e Parë të futbollit vendor mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum. Me kthimin e tifozëve në tribuna dhe ecurinë perfekte prej tre fitoresh rresht, kuqezinjtë kërkojnë triumfin e radhës në duelin ndaj Strugës për të blinduar pozitën e liderit në tabelë.

Advertisement

Në ndeshjen e xhiros së katërt kundër Struga Trim Lum, skuadra tetovare sërish do të jetë me mungesa në formacion  kur dihet se pos portierit Babukar Gaye dhe sulmuesit Marko Gjorgjievski, kësaj radhe  do të  mungon edhe mesfushori Rafael Freitas.

Por në këtë ndeshje Shkëndija do të ketë përkrahjen e tifozëve të vet të flaktë të  cilët në mënyrë të organizuar do të udhëtojnë Shkup.

Para  fillimit të ndeshjes me një ceremoni rasti  ekipi  por  edhe   tifozët  do të  falënderojnë drejtorin sportiv Ardian Cuculi  për  punën e deri tanishme pasi ai  nga dita sotme nuk do të jetë drejtor sportiv i skuadrës.

Futbollisti Vane Kërstevski  para  kësaj ndeshje konfirmoi atmosferën pozitive në ekip dhe synimin e vetëm për të vazhduar ecurinë e e fitoreve drejt mbrojtjes së fokusit për titullin kampion.

VANE KËRSTEVSKI- Futbollist

Advertisement

 “Në ekip mbizotëron një atmosferë e shkëlqyer. Po përgatitemi ngadalë për Strugën, e dimë se na pret një ndeshje e fortë dhe e kemi analizuar mirë. E nisëm mbarë me tre fitore dhe shpresojmë që nesër të lidhim edhe një tjetër, siç është normale. Mendoj se paraqitja në Evropë na mundoi pak, u eliminuam pa fat edhe pse donim të përsërisnim suksesin e vitit të kaluar. Tani jemi të fokusuar te kampionati dhe shpresojmë se do ta fitojmë titullin këtë vit, e kështu vitin e ardhshëm do ta përsërisim suksesin edhe në Evropë” – deklaroi futbollist Vane Kërstevski

Nga ana tjetër edhe skuadra e  Struga Trim Lum  që në tre  xhirot e para ka dy  fitore dhe  një barazim premton lojë të mirë  kundër kuqezinjve  tetovar pasi  kjo është përballja e 25 mes këtyre dy skuadrave që konsiderohen ndër më të mirat në  vendin tonë.

 Struga Trim Lum së fundit në radhët e veta ka sjell edhe  dy prurje të reja  si Bleron Ramadani dhe qendërmbrojtësin Edison Kola, që së fundmi ishte pjesë e KF Tirana.

Ndeshja Shkëndija – Struga Trim Lum luhet  sonte me fillim në ora  19:00, ndërsa drejtësinë do të ndajë referi Stojançe Trpçevski.

SHABAN SINANI  – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version