Dy fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe dy fitore të ekipeve mysafire me gjithsejtë 7 gola të shënuar është epilogu i pesë ndeshjeve të xhiros së dytë në Ligën e dytë. KF Kamjani regjistroi fitoren e parë si pjesë e Ligës së dytë.
KF Kamjani pas barazimit 1:1 në ndeshjen debutuese javën e kaluar ndaj Pelisterit në Manastir, në ndeshjen e parë si vendas në stadiumin e Kamjanit para afro 400 tifozëve të pranishëm, në temperatura tropikale, shënoi fitoren e parë në Ligën e Dytë.
Kamjani mposhti Osogovën me rezultatin 2-1. Autor të golave ishin Besar Rexhepi dhe Arsim Lamallari , ndërsa golin e vetëm për ekipin mysafir e realizoi Martin Acevski.
“Po normal fitore e madhe është sot me që dihet se Kamjani për herë të Parë lufton dhe garon në Ligën e dytë. Besoj se me këtë ritëm nëse vazhdojmë do na presin punë të m࡙dhaja dhe rezultatet të mëdha. Padyshim se grupi është shumë i mirë. Lojtarët janë shumë të disiplinuar dhe sa më shumë mundohemi me i zbatuar detyrat që na jep trajneri dhe në fund rezultati nuk mungon” deklaroi futbollisti Arbin Kurti
Në pesë ndeshjet e zhvilluara të shtunën u regjistruan këto rezultate: Pelisteri – AP Brera 0-0, Euromilk – Makedonija Gj.P 0-1 Novaci – Bellasica 0-1, Kozhufii – Shkupi 2-0 .

