Sasia e pasigurt e ushqimit, nën mbikëqyrjen e një veterinari zyrtar, është asgjësuar në mënyrë të nekundërt në deponinë “Drislla”.
Nga AUV njoftojnë se mostrat janë marrë si pjesë e Programit të Monitorimit për dërgesat me ushqim me origjinë shtazore që importohen në vend.
Agjencia më 17 korrik ka sjellë edhe vendim me të cilin vendosen masa të posaçme sigurie gjatë importit të qumështit dhe produkteve të qumështit, si dhe produkteve që përmbajnë qumësht të ngjeshur apo qumësht në pluhur. Me këto masa janë përforcuar kontrollet dhe testimet e detyrueshme laboratorike gjatë importit.
Nga AUV thonë se qëllimi është që në tregun vendor të plasohen ekskluzivisht produkte të sigurta dhe cilësore, si dhe të sigurohen kushte të drejta për prodhuesit vendorë dhe mbrojtje e konsumatorëve.
