Site icon Tetova Expres

MICKOSKI PËR ZGJEDHJET, QEVERINË DHE ÇMIMIN E KARBURANTEVE!

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbeten në qendër të vëmendjes dhe tema për të cilën kryeministri Hristian Mickoski flet në çdo paraqitje mediatike.

I pyetur nga gazetarët, Mickoski i vlerësoi si të turpshme veprimet dhe deklaratat e opozitës e cila sipas tij po taktizon nga frika.

Tha se Qeveria ka mandat katër vjeçare dhe se është e fokusuar në vazhdimësinë e procesve dhe reformave të filluara tashmë 26 muaj.

E dini qëndrimin tonë, mandati i kësaj Qeverie është 4 vjeçar. Ajo çka unë shoh nga opozita taktizim i zymtë kur flasin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare po edhe deklarata të turpshme. E përsëris, mandati jonë si Qeveri është 4 vjeçar dhe prioriteti jonë janë qytetarët, interesi i qytetarëve, projektet po edhe reformat që duhet ti përfundojmë e të cilat qytetarët i presin prej nesh si Qeveri.

Kryeministri foli edhe për çmimet e derivateve, duke deklaruar se, pavarësisht rritjes së fundit, karburantet në Maqedoninë e Veriut mbeten ndër më të lirat në rajon. Ai tha se kjo ka bërë që një numër i madh i qytetarëve nga vendet fqinje të furnizohen në pikat e karburantit pranë kufirit.

Advertisement

Dizeli në Maqedoninë e Veriut është gjysmë denarë për litër më lirë se në Shqipëri, 35 cent më lirë se në Serbi, është nga 30 deri në 50 cent më lirë se në të gjitha shtetet në rajon, Greqi, Kroaci, Bosnjë, Mali i Zi. Nëse e lëmë anash politikën dhe fillojmë ti shohim numrat do të vijmë në përfundim se për momentin qytetarët e Maqedonisë po edhe pjesë e qytetarëve nga vendet fqinje vijnë e furnizohen me derivate në Maqedoni. Si qeveri, derivate sigurojmë jo vetëm për qytetarët tanë, sepse për 50 ose 60 % është rritur volumi i shitjes së derivative, qoftë benzina, qoftë dizeli që shitet në pompat tona.

Ndërkohë, kryeministri paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të vijojë edhe procesi i rikonstruimit të Qeverisë. Kësaj rradhe, ndryshimet pritet të prekin pozitat e zëvendësministrave dhe drejtorëve, ndërsa emrat e atyre që do të largohen dhe të personave që do t’i zëvendësojnë, sipas Mickoskit, do të bëhen të ditur së shpejti./Tv Koha – Shkup/

Exit mobile version