Site icon Tetova Expres

MUNDËSIT REXHEP HAJDARI DHE FATI VEJSELI FITOJNË MEDALJET E ARGJENDIT NË ‘’TARANTO 2026’’

Dy mundësit shqiptarë nga Shkupi, Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli, kanë fituar medalje të argjendta për Maqedoninë e Veriut në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Mundësit Rexhep Hajdari  dhe Fati Vejseli  kanë fituar  medaljet e  argjendit  në kategorit e tyre në  Lojërat Mesdhetare  ‘’Taranto 2026 ‘’.

Rexhep Hajdari u mposht në finalen e kategorisë deri në 97 kilogramë, në stilin e lirë, me rezultat 6:0 nga Dauren Kurugliev i Greqisë. Kurugliev është me prejardhje nga Dagestani i Rusisë, ndërsa që nga viti 2023 garon për Greqinë.

Hajdari pati një paraqitje të mirë në garat e “Taranto 2026”, duke regjistruar dy fitore për të siguruar vendin në finale.

Medaljen e argjendtë e fitoi edhe Fati Vejseli, në kategorinë deri në 74 kilogramë. Mundësi shqiptar nga Shkupi nuk arriti ta përfundojë finalen ndaj Islam Dudaevit të Shqipërisë, pasi pësoi lëndim. Në momentin e ndërprerjes, Dudaev ishte në epërsi.

Advertisement

Vejseli kishte treguar formë të shkëlqyer gjatë garave, duke regjistruar tri fitore për të arritur deri në finalen e kategorisë së tij.

Me dy medaljet e argjendta të Hajdarit dhe Vejselit, Maqedonia e Veriut tashmë ka tri medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Përveç dy të argjendtave, vendi ka fituar edhe një medalje të bronztë, të cilën e siguroi Ahmad Magomedov, po ashtu në mundje

Exit mobile version