Tre skuadrat shqiptare Egnatia në Europa Liga si dhe Dinamo City dhe Drita e Gjilanit , në UEFA Konferencë Liga nesër zhvillojnë ndeshjet kthyese të play ofit. Kujtojmë se tre ekipet në duelet e para si vendas kanë barazuar që do të thotë se vetëm fitorja ua siguron vizën për të kaluar në fazën tjetër. Tre takimet fillojnë në ora 19:00
Kampioni i Shqipërisë ekipi Egnatia pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë të play off-it në UEFA Konferencë Liga me skuadrën Lilestrom të Norvegjisë, nesër mbrëma zhvillon takimin kthyes me shpresë se do t’ia dalin për t`u kualifikuar në fazën e grupeve në Ligën e Europës.
Por në stadiumin “Arasen”, me kapacitet 10.500 ulëse, ku luan ekipi norvegjez, e pret një atmosferë e flaktë. Lilestrom ka bërë të ditur sot se janë shitur thuajse të gjitha biletat për këtë ndeshje të rëndësishme për ata. Por edhe Egnatia do të ketë përkrahësit e vetë në këtë ndeshje kur dihet se në Norvegji ka një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë vend skandinav.
Kujtojmë se Egnatia nëse nuk arrin të kualifikohet në fazën tjetër të Europa Ligës, ka të siguruar kualifikim në fazën e Ligës të UEFA Konferencë Liga.
Ndeshja Egnatia – Lilestrom luhet nesër me fillim në në ora 19:00
Po, nesër zhvillohen edhe ndeshjet kthyese të play off-it edhe në UEFA Konferencë Liga ku garojnë edhe Dinamo City i Tiranës dhe Drita e Gjilanit.
Dy ekipet në ndeshjet e para përfunduan me barazim. Dinamo City barazoi 1-1 me ekipin Pafos të Qipros, ndërsa Drita e Gjilanit barazoi 2-2 me ekipin Inter Escaldes të Andorrës.
Ndeshjet Pafos – Dinamo City dhe Inter Escaldes – Drita luhen nesër me fillim në ora 19:00.
Shaban Sinani – TV Koha
